Sulmuesi i Napolit, Edinson Cavani, është i ngazëllyer pas hat-trickut të shënuar në fitoren ndaj Lazios.
Azzurrët konfirmuan kredencialet e tyre për titull në derbin e mbrëmshëm duke mposhtur njërin prej rivalëve për kreun e tabelës.
“Jam i kënaqur për tre golat, por ajo çfarë është me rëndësisë janë golat e skuadrës”.
“Nuk jam i sigurt nëse do të jetë një betejë mes dy skuadrave me Juventusin për Scudetton, është ende herët. E vetmja gjë që di është se ne kemi një grup të shkëlqyeshëm dhe një staf të shkëlqyeshëm”, ka thënë Cavani.





