Bianconerët u kthyen nga disavantazhi 1-0 për të fituar me rezultat 3-1 në takimin e mbrëmshëm në udhëtim te Genoa.
“Ne vuajtëm në pjesën e parë dhe e dinim se Marassi do të jetë një vend i vështirë për të luajtur. Genoa filloi fuqishëm dhe na kapi të papërgatitur në kundërsulme në disa raste. Ne pastaj ia dolën mirë duke kontrolluar tempon dhe duke shpërndarë lojën”.
“Gigi Buffon bëri disa mbrojtje të mahnitshme për të na mbajtur neve në lojë, pastaj pjesa tjetër e bashkëlojtarëve përmbysën rezultatin”, ka thënë Carrera.





