“Përgjatë gjithë karrierës time, ka qenë vetëm një lojtar që më ka impresionuar po aq sa Messi, të cilin për herë të parë e kam parë me Juventusin në trofeun Joan Gamper dhe ai është Radamel Falcao”.
“Ai është sulmuesi fantastik. Pa kurrfarë dyshimi më i miri në botë për momentin”, ka thënë Capello.
Falcao është lidhur me klube si Real Madridi dhe Manchester City, por ai ka kontratë me Atleticon deri në qershor të vitit 2016.





