Buffon: Katër ekipe të rrezikshme

Kapiteni i Juventusit, Gianluigi Buffon, beson se skuadra e tij është favorite për të fituar Scudetton këtë sezon, por nuk do ta ketë të lehtë me ekipe si Milani, Interi, Roma dhe Napoli.

“Janë tri-katër ekipe që janë prapa nesh dhe mund të jenë të rrezikshme”.

“Po flas për Milanin, por po ashtu edhe për Interin, Romën dhe Napolin, që nuk luajnë në Ligën e Kampionëve, por kanë lojtarë me përvojë. Po na mungon Conte dhe mungesa e tij është e ndjeshme në pankinë. Ai është trajner që na ka dhënë besimin dhe bëri punë të mirë duke i dhënë ekipet përkushtim”, ka thënë portieri italian.