“Nuk dua të komentoj sulmet e Cassanos ndaj klubit, por në disa situata do të ishte më mirë që të luante pak më shuëm dhe të flas më pak. Ai duhet ta mbyllë gojën dhe të përqëndrohet në futboll”, ka theksuar Baresi.
Sulmet e ndërsjella mes Milanit dhe futbollistit të Interit kanë vazhduar edhe gjatë këtyre ditëve, me presidentin Silvio Berlusconi që i kishte dërguar mesazh drejtuesve të Interit se do të pendohen që e kanë blerë Cassanon.





