Barcelona thyen rezistencën e Granadas (VIDEO)

Barcelona ka shënuar fitore të madhe ndaj Granadas me rezultat 2-0, pas një rezistence të jashtëzakonshme të ekipit mysafir në Camp Nou, që për pak sa nuk rezultoi e suksesshme për ta.

Pjesa e parë kaloi me dominim të plotë të Barcelonës, por skuadra mysafire ishte mirë e organizuar në mbrojtje, gjë që bëri që pjesa e parë të përfundojë pa gola.
Në pjesën e dytë u intensifikuan sulmet, me një dominim të plotë të Barcelonës, i cili u shoqërua me rast të shumta dhe me intervenime të jashtëzakonshme të portierit mysafir.
Tifozët u desh të presin deri në minutën e 87-të, kur kapiteni Xavi me një projektil fundosi Granadan dhe bëri që Camp Nou të ngritej në këmbë.
Krejt në fund sa për rezultat, Lionel Messi shënoi për 2-0, por goli iu regjistrua si autogol një lojtari mysafir.
Me këtë fitore Barcelona vazhdon të jetë në pozitën e parë me 15 pikë nga pesë ndeshje, të gjitha të fituara nga katalanasit.