Blaugranët konsiderohen favoritë për ta ngritur trofeun në muajin maj, por Vilanova është përpjekur që të distancohet nga komente të tilla.
“Është shumë herët që të mendojmë për finalen e Wembleyt. Në Ligën e Kampionëve secili ekip mund ta mposhtë secilin ekip tjetër. Nuk ka ndeshje të lehta”.
“Liga e Kampionëve është gara më e rëndësishme (për ne), krahas ligës sonë”.
“Ndeshja e parë e turneut është më e rëndësishmja – duhet të japësh maksimumin për shkak të rëndësisë që ka”, ka theksuar trajneri blaugran në një konferencë për media.





