Trajneri i Paris Saint-Germain, Carlo Ancelotti, është i bindur se Andrea Pirlo së shpejti do të kthehet në formën e tij më të mirë dhe beson se mesfushori ende është një lojtar i rëndësishëm për Juventusin dhe Italinë.
33-vjeçari ka dështuar të gjejë formën më të mirë në javët e para të sezonit të ri, dhe dolën dyshime se karriera e tij mund të jetë afër fundit. Por Ancelotti beson se italiani ende ka për t’i dhënë futbollit.
“Pirlo mbetet një lojtar shumë i rëndësishëm. Juventusi dhe Italia do të ishin në telashe nëse ai nuk do të ishte aty”.
“Është normale që Pirlo kalon nëpër një periudhë të vështirë. Gjërat si ajo ndodhin me çdo lojtar. Nuk mendoj se ky është momenti i duhur për të marrë vendime drastike dhe për t’u larguar nga Italia”, ka thënë Ancelotti për Tuttosport.





