Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka lëvduar paraqitjen e të rinjve të klubit në barazimin ndaj Parmës, sidomos paraqitjen e El Shaarawyt.
“El Shaarawy s’është as 20 vjeç dhe ai është përmirësuar për dallim nga sezoni i kaluar. Ai ka sy shumë të mirë për gol, por ai është edhe i fuqishëm, ka qëndrueshmëri dhe shpejtësi”.
“Ne kemi gjetur hapësirë pas pushimit për të krijuar raste. Nuk ishte paraqitje e keqe, por ne nuk kemi arritur të marrim pikë në një mbrëmje ku kemi mundur ta bëjmë pa problem. Tani kemi duelin ndaj Zenitit të mërkurën, na duhet fitorja”, ka thënë Allegri.





