Abbiati: Do të vijë më shumë nga El Shaarawy

Portieri i Milanit, Christian Abbiati, ka deklaruar pas fitores ndaj Cagliarit se do të vijë shumë më shumë nga sulmuesi i ri, Stephan El Shaarawy.

“El Shaarawy ka shumë talent dhe koha është në anën e tij”.
“Ai luajti shumë mirë ndaj Cagliarit por është vetëm pika fillëstare e karrierës së tij. Ai nuk është ende as në fillim të karrierës së tij”, ka thënë portieri veteran.