Zytare: Arsenali transferon CaZorlan

Arsenali ka kompletuar nënshkrimin me mesfushorin spanjoll Santi Cazorla nga Malaga me kontratë afatgjate.

Edhe pse shuma e transferimit mbetet e pazbuluar, mediat në internet shkruajnë se Arsenali ka paguar një shumë rekorde për spanjollin, rreth 18 milionë funte.

Konfirmimi i jep fund sagës së transferimit të Cazorlas, e cila së fundi u vë në dyshime pas paqartësive rreth pronësisë së klubit spanjoll.

Mesfushori 27-vjeçar bëhet nënshkrimi i tretë i Arsenalit këtë verë, pasi Topçinjtë tashmë kanë transferuar Lukas Podolskin dhe Olivier Giroud.