Zyrtare: Suarez rinovon kontratën

Liverpooli ka konfirmuar zyrtarisht se sulmuesi Luis Suarez ka rinovuar kontratën me klubin nfa Anfield.

Rinovimi i Suarez vjen vetëm 24 orë pasi Suarez është kthyer në kampin e The Reds pas fushatës në Lojërat Olimpike.

“Rinovimi i kontratës me Liverpoolin është gjë e pabesueshme për mua sepse jam i lumtur si në klub ashtu dhe në qytet. Kjo është me rëndësi për mua dhe prandaj jam i kënaqur që kam rinovuar. Kur kam qenë fëmi e kam ëndërruar Liverpoolin dhe tani si tifoz i Liverpoolit mezi e prita rinovimin”, ka theksuar Suarez.

Me rinovimin e tij, Liverpooli synon që të ndalë spekulimet për të ardhmen e uruguaianit, i cili është lidhur shpeshherë me një kalim te Real Madridi dhe Juventusi.