Holandezi luan në pozitën e mesfushorit të qendrës por mund të luajë edhe si mbrojtës.
“Ne jemi të ngazëllyer që kemi siguruar shërbimet e Vurnon. Ai është një futbollist jashtëzakonisht i talentuar me aftësi të mëdha teknike, që është saktësisht ajo çfarë kërkoj te një lojtar. Dhe, duke qenë 23-vjeçar, shpresojmë se vitet më të mira të tij janë te Newcastle”, ka thënë menaxheri Alan Pardew.





