Zeniti ofertë për Nanin

Zenit St Petersburg ka përgatitur ofertë për anësorin e Manchester United, Nani. Daily Mail shkruan se Zenit do të ofrojë 25 milionë funte për portugezin, i cili ende nuk ka arritur marrëveshje të re me klubin nga Old Trafford.

Përfaqësues të Nanit janë takuar me përfaqësues të skuadrës ruse në Amsterdam në hënën, për të caktuar kornizat e një marrëveshje të mundshme.

Interesimin për Nanin e kishte konfirmuar më herët edhe trajneri Luciano Spalletti, i cili ishte zotuar se klubi nuk do të paguajë shuma marramendëse.