Zeman fajëson ekipin për barazimin

Menaxheri i Romës, Zdenek Zeman, ka kritikuar paraqitjen e skuadrës së tij pas barazimit 2-2 ndaj Catanias në ndeshjen e parë të sezonit në Serie A.

Giallorossët dy herë ishin në disavantazh por golat nga Pablo Osvaldo dhe Nicolas Lopez, ky i fundit në kohën shtesë, nxorën një pikë për skuadrën vendase. “Ne ishim shumë të ngadalshëm, treguam pak agresion dhe paguam çmimin për këtë.

Ne ende kemi punë për të bërë, dhe Totti dhe Lamela mund t’ia dalin më mirë”. “Rezultati ishte i drejtë, por ne vuajtëm nga gabimet e referit”, ka thënë trajneri çek për Repubblica Sport