Xavi: Do të luftojmë për të gjitha trofetë

Mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez, thotë se skuadra spanjolle do të luftojë për çdo titull gjatë këtij sezoni.

Xavi mendon se pavarësisht ndryshimit të trajnerit dhe dështimit në La Liga dhe Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar, ata nuk e kanë humbur urinë për fitore.

“Ne do të luftojmë për të fituar të gjitha titujt e mundshëm. Së pari Superkupën kundër Madridit dhe pastaj garat tjera”, ka thënë Xavi.

Sa i takon formës së tij, spanjolli ka shuar: “Vetëm mundohem të jem i dobishëm për skuadrën. Fizikisht ndjehem mirë dhe do të luaj sa më shumë që mundem”.