Trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova, i ka dalë në mbrojtje portierit mjaft të kritikuar Victor Valdes.
Portieri i parë i Blaugranëve është vënë në shënjestër të kritikave për shkak të gabimeve në ndeshjen e parë të Superkupës ndaj Real Madridit, megjithatë Vilanova i ka kujtuar kritikët se Valdes ka qenë në portën e Barcës kur katalunasit fituan radhazi tre tituj të La Ligas (2009, 2010, 2011).
“Befasohem që Victor vihet në dyshim, edhe përkundër faktit se kemi fituar tre tituj të La Ligas falë tij”. “E kam parë duke luajtur shumë mirë deri më tani këtë sezon; ai është shumë i fuqishëm psikikisht”, ka thënë trajneri në një konferencë për media.