“Mendoj se Juventusi ka kontratë të nënshkruar me Van Persien për tashmë një kohë, e cila është e mbyllur në një tavolinë të ndonjë avokati. Ky është vetëm mendimi im, por mendoj se shanset që holandezi t’u bashkohet Bianconerëve janë 8 nga 10.
“Juventusi dëshiron të fitojë dhe ai konsiderohet si një shtesë ideale për ta arritur këtë. Nuk mendoj se Edin Dzeko është lojtari i duhur për Bainconerët”, ka thënë agjenti i FIFA-s, për Sportitalia.
Van Persie është duke u kërkuar edhe nga Manchester United dhe Manchester City.





