Ky ishte konfirmimi se Bolt është ende në formë, pavarësisht humbjes kokë më kokë ndaj rivalit Blake në garën e Xhamajkës. Vendi më i ulët i podiumit apo medalja e argjend shkon për një njohje të vjetër, Blake me kohën 9:75 sekonda. Justin Gatlin rishfaqet pas pezullimit për doping, duke i siguruar SHBA-së të vetmen medalje atë të bronzit i cili arriti rekord personal me kohën prej 9:79 sekonda. Zhgënjim për Asafa Powell që e mbylli finalen në vendin e fundit, ndërsa Tyson Gay regjistroi vetëm kohën e katërt.
Ndërkohë, amerikania Richards-Ross respektoi gjithë parashikimet në 400m për femra, duke “djegur” rivalet me kohën 49 sekonda e 55 të qindtat. Vendi i dytë shkoi për britaniken Ohuruogu, e ndjekur nga amerikania Trotter. Zhgënjim për favoriten ruse Antonina Krivoshapka që e mbylli garën me kohën 50:17.
Në trehapësh, ari shkoi për kazaken Olga Rypakova me 14:98 metra, argjendi për kolumbianen Caterine Ibarguen dhe vendi më i ulët i podiumit për ukrainasen Olha Saladuha. Respektohen parashikimet në 3.000 metra me dominimin e etiopianit Ezekiel Kenboi që la pas francezin Mekhissi dhe bashkëkombasin Mutai.