United ta shesë Rooneyn?

Bosët e Manchester United janë të gatshëm për ta shitur Wayne Rooneyn, pas zhvillimeve të jashtëzakonshme të ndodhura së fundmi në Old Trafford.

The Sun shkruan se durimi i United ka ardhur në fund me sjelljet e Rooneyt brenda dhe jashtë fushe. Tani klubi është duke shqyrtuar çdo ofertë prej 50 milionë funtesh në rast se nuk sheh përmirësim te futbollisti anglez.

“Nëse dëgjoj ndonjë lojtar që nuk i pëlqen këtu dhe po kërkon diku tjetër, atëherë do t’i ndihmoj që t’ua tregoj derën”, ka aluduar kështu Ferguson pas ndeshjes ndaj Fulhamit.

Besohet se Rooney ishte tejet i frustruar që ishte lënë në bankën rezervë në favor të inkuadrimit të Van Persiet nga fillimi. Rooney u lëndua, kurse Van Persie shënoi një prej golave më të bukur të parë viteve të fundit në Old Trafford.