United nuk gjen blerës për Rooneyn

Manchester United nuk po arrin të gjejë blerës të jashtëm për Wayne Rooneyn, shkruajnë mediat britanike.

The Sun bën të ditur se United është i gatshëm ta shndërrojë në para 26-vjeçarin, përveç nëse ai gjallërohet. Ata kërkojnë 50 milionë funte për të. Por Barcelona dhe Real Madridi nuk do të bëjnë ofertë, derisa Paris St Germain, që mendohej se e kishte në listë anglezin, nuk më i interesuar.

Manchester City ishte afër për të nënshkruar me Rooneyn kur ai zbuloi se dëshiron të largohet nga United në tetor të vitit 2010.

Por lojtari ndërroi mendje dhe vendosi të qëndrojë në Old Trafford. Por nuk pritet një lëvizje e lojtarit deri në janar, me Rooney që tash është i lënduar dhe do të qëndrojë deri në dy muaj jashtë fushe.