Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, thotë se skuadra e tij mund ta fitojë Superkupën e Spanjës, përkundër disavantazhit prej 3-2 nga takimi i parë në Barcelonë. “Gjithçka është e hapur nesër (e mërkurë). Nesër do të mundohemi të mbrohemi secilën herë që ata e kanë topin dhe do të sulmojmë kur ne do ta kemi. Duhet të përpiqemi të shënojmë nga minuta e parë”.
“Skuadra nuk duhet të ndryshojë asgjë nga mënyra se si luajtëm në Camp Nou. Zhvilluam një ndeshje të mirë”. “Fitimi i Superkupës dhe mposhtja e Barcelonës nuk është e rëndësishme për mua.
Prioritet për mua është ta di se çfarë ndodhi ndaj Getafes (të dielën) – mos është ndonjë problem psikologjik”, u ka thënë portugezi gazetarëve në një konferencë për media.