Nga Benjamin Jensen, “Nju Jork Tajms”
Luftërat nuk janë gjithmonë të fituara me anë të betejave vendimtare, por janë ato beteja tё vogla ku çdo veprim qё thyen vullnetin e një kundërshtari ju çon një hap e më afër fitores. Në Afganistan, talebanët kanë venë nё shënjestër vullnetin e Komunitetit Ndërkombëtar dhe qeverisë së Karzait duke u infiltruar sistematikisht dhe duke u përpjekur tё nёnvlersojnё forcat dhe sistemin afgan të sigurisë. Nё këto episode ushtarët afganë i kanë drejtuar armët e tyre drejt partnerëve të koalicionit, të cilat nuk mund tё konsiderohen si incidente të izoluara. Përkundrazi, ato pasqyrojnë një strategji talibane, qё i ka rrënjët thellë në histori. Që nga fillimi i vitit ka pasur 31 sulme tё tilla, duke rezultuar në 40 vdekje. Gjenerali Günter Katz, një zëdhënës i NATO-s, së fundi u tha gazetarëve se këto sulme ishin kryesisht sulme të izoluar, shkaktuar nga ankesat personale, stresi dhe lodhja. Nëse kjo betejë vazhdon, 2012 do tё sjellë dyfishin e incidenteve tё vitit 2011, pavarësisht nga rënia e përgjithshme në numrin e trupave të koalicionit në Afganistan, këto kërcënime të brendshme, tashmë përbëjnë një të tretën e të gjithë incidenteve . Ushtarët janë gjithnjë e më shumë në rrezik, për t‘u vrarë nga partnerët, tё cilët u dërguan për të trajnuar dhe këshilluar. Kjo ka si pasojë humbjen e besimit nga aleatet . Rritja e këtyre sulmeve tё paparashikueshëm paraqesin një ndryshim sizmik në konflikt. Kryengritësit janë duke humbur terren në fushën e betejës. Bomba në anë të rrugës dhe sulmet e tyre të profilit të lartë edhe pse ende vdekjeprurëse, nuk kanë efekt shokues siç kishin dikur. Nën presion tё vazhdueshëm, grupe si talebanët janë në kërkim për mënyra me kosto me të ulët, për të sulmuar koalicionin dhe forcat afgane të sigurisë. Kërcënimet e brendshme u ofrojnë kryengritësve një mjet për të ruajtur pushtetin e tyre luftarak, ndërsa shtyjnë forcat ndërkombëtare drejt daljes . Këto sulme krijojnë një pengesë midis këshilltarëve të huaj dhe partnerëve tё tyre afganë. Infiltrimi shkatërron besimin e krijuar . Sulmet bëjnë qё Këshilltarët e huaj tё jenë tё lodhur dhe tё dëmtuar nga mënyra dhe cilësia e trajnimit. Forcat afgane dobësohen kur komandantët e tyre fillojnë te humbin besimin midis njeri tjetrit . Popullsisë i është krijuar përshtypja se ushtria e tyre është një forcë e komprometuar. Lufta e vullneteve është kthyer nё një luftë për mbijetese. Talibanëve nuk u nevojitet një fitore ne në fushën e betejës. Ata kanë nevojë vetëm për vendet e huaja dhe besimin afgan, për të reduktuar mbështetjen ndaj qeverisë. Krijimi i kësaj pengesë midis partnerëve dhe shkatërrimi i besimit ndaj qeverisё e realizon mё sё miri këtë objektiv. Armiku është i përshtatur nga nevoja. Për më tepër, infiltrimi dhe dredhitë janë aspekte të forta të rrugës afgane të luftës. Historia afgane është e mbushur me tregime intrigash dhe dredhish,ku armiku është i “uritur” për tё shkatërruar . Vrasja e Nader Shah Afshar, shah i Persisë nё vitin 1688 të 1747, nga anëtarët e rrethit të tij të brendshëm, bëri qё njeriu i tij mё i besueshëm, Ahmad Shah Durrani, të largohet për tё shpëtuar me forcat e tij besnike dhe disa fise afgane në Kandahar, ku ata formuan paraardhësit e shtetit modern afgan, Perandorinë Durrani. Lufta e parë Anglo-Afgane (1839-1842) bëri që britaniket tё mbështesin Shah Shuja, për tё rimarrje pushtetin nga vëllai i tij, Muhamedi Shah. Beteja e Maiwand gjatë Luftës së Dytë Anglo-Afgane (1878-1880), i referohet shpesh propagandës Talibane, ku britaniket vuajtën nga braktisja e trupave afgane. E njëjta tendencё është evidente edhe në historinë bashkëkohore tё ushtrisë afgane. Braktisja masive nga sovjetikёt, aleatё tё njësive të ushtrisë afgane nuk ishte ndonjë gjë e pazakontë gjatë periudhës sё anti-komunizmit xhihad. Gjatë luftës civile afgane, fraksione tё tilla janë zhvendosur vazhdimisht sa nga njëra palë nё palën tjetër , për të fituar një avantazh. Abdul Rashid Dostum ,kryekomandanti uzbek ndryshoj tre herё drejtim .Në vitin 1996, Gulbuddin Hekmatyar kaloi nga përballja me Aleancën e Veriut ,tё udhëhequr nga Tajiket , për t‘u bashkuar me radhët e tyre dhe për të luftuar talebanët. Duke vërejtur me kujdes kёtё sfond historik, trajtimi i këtyre sulme si incidente të izoluara nuk e bën tё kuptueshme e as tё pranueshme as gravitetin e situatës dhe as strategjinë Talibane. Kryengritësit janë duke i shkatërruar forcat afgane tё sigurisë kombëtare nga brenda . Një kundërshtar i zoti vё qëllimisht nё shënjestër marrëdhëniet e besimit, tё fituara me aq mund mes partnerëve afgane dhe ato të koalicionit. Pra, hapi i parë për trajtimin e kësaj sëmundje është diagnostikimi i problemit.
*Benjamin Jensen është asistent profesor në Shkollën e Universitetit Amerikan ne lidhje me Shërbimit Ndërkombëtar, Komandën e Trupave të Marinës dhe stafit te kolegjit . Si një oficer në Gardën Kombëtare Maryland, ai shërbeu në Afganistan.
*Benjamin Jensen është asistent profesor në Shkollën e Universitetit Amerikan ne lidhje me Shërbimit Ndërkombëtar, Komandën e Trupave të Marinës dhe stafit te kolegjit . Si një oficer në Gardën Kombëtare Maryland, ai shërbeu në Afganistan.






