Gjithçka mbaroi pas shtatë minutash lojë. Me të filluar takimi, ishte Eden Hazard ai që asistoi në debutim për Ivanovic, i cili realizoi për 1-0 dhe epërsinë e Chelseat.
Shumë shpejt u dyfishua kjo epërsi. Frank Lampard e finalizoi dilemën e këtij takimi me një penalti precize të ekzekutuar (7’) për 2-0 dhe rezultatin përfundimtar.
Epilogu i takimit mbeti i pa ndryshuar, përkundër insistimit të vendasve për të shkrirë epërsinë.
Chelsea kështu arrin të realizojë një start të mirë të sezonit të ri, ku Blutë dëshirojnë të fitojnë titullin e kampionit pas disa sezoneve pritje.