Mesfushori i Barcelonës, Alexander Song, ka thënë se ai nuk e ka pasur ndërmend të largohet nga Arsenali, por kaloi te Barcelona pas frustrimit me klubin që nuk deshi të hapë bisedimet për rinovimin e kontratës.
“Unë e dua Arsenalin, unë kurrë nuk kam dashur të largohem. Unë isha i gatshëm që t’ia përkushtoja të ardhmen klubit. Gjithë ajo që kam dashur kanë qenë bisedime për kontratën e re, por sa herë kemi pasur të ulemi për të negociuar, klubi i shtynte takimet. Unë u nervozova”. “Unë kam kërkuar kontratë pesëvjeçare te Arsenali.
Dhe në fund e fitova një – te Barcelona. Unë u zgjova dhe i lexova këto gjëra (për tradhti) në gazeta dhe isha i befasuar, ashtu sikurse i zhgënjyer. Akuzat dhembin dhe gërryjnë karakterin tim. Unë kam respektin më të madh për Wenger.
Unë e kam dashur si babain tim, ai është trajner fantastik. Ai më bëri lojtarin që jam dhe i kam borxh për këtë. Kurrë s’ka pasur telashe, por dikush brenda klubit ka folur shumë”.
“Unë kam dashur të qëndroj, por kur treni i Barcelonës vjen, atëherë është rasti jetësor të cilin nuk mund ta humbisni”, ka deklaruar Song.