Si manifestohen çrregullimet e hemisferave të trurit të vogël ?

Çrregullimet e hemisferave të trurit të vogël manifestohen me hipotoni (rezistencë të zvogëluar gjatë lëvizjes pasive të ekstremiteteve), dizartri (të folurit e ngadalësuar, fjalët shqiptohen parregullt apo në mënyrë eksplozive), dizmetri (mosqëllim i cakut), adiadohokinezi (pamundësi e lidhjes së lëvizjeve të shpejta) dhe ataksi (çrregullimet e harmonizimit). 

Pavarësisht nga dobësia motorike, çrregullimet e koordinimit ndryshojnë kahjen dhe madhësinë e lëvizjeve të vullnetshme, që quajmë ataksi kinetike. 

Është i mundshëm edhe dëmtimi i kontrakcionit të vullnetshëm dhe refleksiv të muskujve, që është i nevojshëm për mbajtjen e pozitës dhe drejtëpeshimit të trupit, kështu që zhvillohet ataksia statike posturale.

 Dëmtimet e hemisferave cerebelare shkaktojnë edhe tremor intencial (i cili zë fill në lëvizje, kurse shprehet para cakut), si dhe çrregullim të motorikës së syve (nistagmus).

lezionet ne cerebellum,lezioni ne cerebellum,lezionet ne cerebellum,lezioni,demtimet e trurit te vogel,trurin e vogel, demtimi i trunit te vogel