Një helikopter lajmesh ndihmoi në shpëtimin e një peshkatari të zhveshur, që ishte rrethuar nga peshkaqenët pasi varka e tij ishte mbytur.
Një peshkaqen ishte vetëm 20 metër larg tij.
Besohet se peshkatari kishte mbi 20 orë në det.
Ngjarja ndodhi në Australi kur helikopteri i Channel Seven vuri re personin në det.
Një reporter në helikopter tha se ata arritën të mbajnë peshkaqenët larg tij për pak derisa mbërriti një varkë shpëtimi. Edhe pse kishte vendosur këmbët në shkallët e shpëtimit, ai sërish ulërinte nga frika e kërkonte ndihmë.
Në varkën e mbytur të peshkatarit ishin edhe dy persona të tjerë. Njëri është ende i humbur.
Home »
» Shpëtohet peshkatari i rrethuar nga peshkaqenët (VIDEO)





