Nga Alfred CAKO
Tri kombet që Allahu nuk duhet t’i krijonte: persianët, çifutët dhe mizat”. ( Ky është titulli i një libri të Khairallah Tulfah-ut, dajës së Sadam Huseinit në prag të luftës Irak-Iran). "Bota e islamit po përballet me tre kërcënime të mëdha: kristianët, çifutët dhe shia-t". (Kështu deklaronte Bin Laden nga Afganistani pasi arabët dhe pakistanezët sollën në pushtet në Afganistanin e boshatisur nga rusët, talebanët).
Një rajon me mbi 5 mijë vjet histori të shkruar, në një kohë që popujt e tjerë që do të ishin shtrati i civilizimit të sotëm perëndimor, si grekët e vjetër (nënkupto popujt paganë pellazgë ku bëjmë pjesë ne pasardhësit e yllirëve), kanë një histori të shkruar qysh me Homerin i cili mund të ketë jetuar 7-8 shekuj para Krishtit dhe ka shkruar për Luftën e Trojës, që mund të ketë ndodhur 12-13 shekuj para Krishtit (Troja ose 'Trualli', ka gjasa, sipas disa studiuesve modernë, të jetë në Kalanë e Shkodrës ose të Lezhës, gjë që sipas tyre mund të vërtetohet në vitet që do të vijnë, çka do tregonte gabimin e madh të Shlimanit me "Trojën" e tij aziatike). Dihen nga shumë tekste për historinë e lashtë, luftërat e mëdha për sundim që kanë bërë popujt e Lindjes së Mesme dhe popujt e tjerë indoevropianë që shtrihen më në veri (midis Detit të Zi dhe atij Kaspik), perëndim apo edhe në lindje të rajonit. Ashtu si gjithë historia e njerëzimit që ndodhet në një errësirë të madhe, për këtë rajon me kaq shumë luftëra ka edhe mendime se zhvillimi ka qenë me oshilacione dhe jo linear e me një diagramë ngjitëse pozitive, siç tregohet nga tekstet shkollore të sunduara nga idetë idiote darviniste mbi zhvillimin e njeriut nëpër shkallët që vijnë nga majmuni e deri në homos erektus e homos sapiens. Referuar disa studiuesve të lashtësisë, në këtë rajon mendohet se në prehistori ka pasur edhe luftëra nukleare kur civilizimet e popujve në këtë zonë kanë qenë shumë më të zhvilluara sesa sot. Këta studiues që përpiqen të gjejnë rrënjët dhe historitë e njerëzimit para katastrofës së fundit që e shkatërroi njerëzimin, rreth 6500 vjet Pr.Kr., bien në një mendje për mbytjen e Atlantidës rreth 9500 vjet pr.Kr. dhe për ardhjen në këtë kohë të një popullsie nga hapësira e yllësisë Alfa-Draconis, të quajtur hebreo-mongole (për shkak të një lufte qiellore të quajtur Perseus), të cilët ishin shkaktarë të përmbytjes së Atlantidës. Popujt e përmbytur nga një goditje nukleare erdhën prej Atlantidës dhe u vendosën në Egjipt dhe ndërtuan objektet gjigante në Pllajën e Gizës dhe observatorin e Heliopolisit dhe ziguratet e tij, nën udhëheqjen e Hermesit ose Thotit. Lufta mes këtyre dy popujve të vjetër në rajon vazhdon pak a shumë edhe sot. Pasi në mes hyri edhe ndarja fetare nga krishterimi, islami dhe sektet e tyre në mijëvjeçarin e parë të Erës Sonë (pa llogaritur fenë më të vjetër monoteiste çifute), ndarja e tyre u thellua edhe më shumë. Në atë pjesë të rajonit të LM dhe veriut të Afrikës fillimisht të krishterë të sunduar nga dy perandoritë e krishtera të Romës dhe sidomos asaj të Bizantit pas pranimit të krishterimit prej tyre pas Konstandinit të Madh, pas shekullit të 8-të të Kr., rajoni ra nën sundimin islam, i cili pas Khalif Aliut dhe Luftës së Qerbelasë u nda edhe më, në sun-itë (luftëtarët e rrugës së profetit Muhamet) dhe në shia (ideja e drejtimit të islamit nga pasuesit në gjak të profetit Muhamet). Egjipti, Siria, Arabia Saudite dhe vendet e tjera të Gjirit janë vende arabe me dominancë sunite. Po kështu janë edhe afganistanasit dhe pakistanezët, të cilët nuk janë popuj semitë, por indo-evropianë. Edhe palestinezët janë popull arab dhe sunitë. Këta mbështetën S.Huseinin në Luftën tetëvjeçare Irak-Iran, në vitet '70-të. Sunitët dhe sidomos ata arabë, i urrejnë për vdekje shiat që janë kryesisht iranianët, kurdët, një pjesë e libanezëve (këta kanë formuar Hezbollahun që e tmerron Izraelin). Madje edhe bektashinjtë me qendrën botërore në Tiranë, janë një urdhër mistik i H.Bektashit që ka qenë pasardhës shia nga familja e profetit Muhamet dhe kjo e bën të vlefshme deklaratën e Kryeministrit shqiptar, S.Berisha, kundër presidentit 'nazist' Ahmadinexhad në lidhje me qëndrimin e tij ndaj holokaustit dhe Izraelit (ky është i vetmi president islamik iranian që mohon ekzistencën e holokaustit nazist për të cilën, mendon ai, gjithsesi, s'ka se pse të paguajë populli palestinez). Së bashku me çifutët e vjetër hebrenj (jo ashkenazët e sotëm biondë që mendohet se nuk janë pasardhës të hebrenjve, por pasardhës të një tribuje të fuqishme khazare që jetonte midis Kaspikut dhe Detit të Zi, mbi Armeninë e Azerbajxhanin e sotëm e që përbëjnë sot 9/10 e çifutëve në të gjithë botën), shtrati i gjuhës së përbashkët të popullsive semite arabo-çifute (hebrenjve të vërtetë) është arameishtja e vjetër, gjuha me të cilën thuhet se ka folur edhe Krishti që ishte me gjasa nga sekti shpirtëror hebre i esenianëve të Detit të Vdekur, ku kishte studiuar edhe Pitagora i madh edhe Platoni. Shumë nga këto histori të pabesueshme për kulturën tonë gjendeshin në 42 librat mbi Hermesin dhe sidomos në 36 librat hermetike të Klementit të Aleksandrisë, një pjesë e të cilave janë djegur e një pjesë kanë shpëtuar. Gjithashtu, një histori e njerëzimit, jo vetëm në planetin tonë por në kozmogoni, është lënë në disa dhoma që ndodhen në kate të ndryshme brenda Piramidës së Madhe, të cilat ka arritur të hapen nga një hyrje e fshehtë afër majës së Piramidës, qysh në vitin 1975 nga një grup shumë i vogël shkencëtarësh, të cilët e mbajnë këtë fakt të fshehtë. Aty thuhet, midis të tjerave, se pellazgët ose të bardhët, kanë zbritur rreth 576,000 vjet më parë në Tokë.
2. Sa më sipër mbi rajonin e LM, i thamë për të treguar se tensioni i sotëm i rrezikshëm ushtarak ka si shtrat manovrimi gjithë këto urrejtje dhe dashuri të grumbulluara në disa mijëra-vjeçarë mbi për-kufizimet përkatëse të identitetit. Në këtë territor është e lehtë të zbatohet parimi i thjeshtë hegelian 'problem, reagim, zgjidhje', pra të ndizet një sherr me dy palë e pastaj të ndërhyjë arbitri. Në fakt, arsyeja e vërtetë dhe madhore e tensionit të jashtëzakonshëm që është krijuar pas kalimit në një botë unipolare (por edhe gjatë Luftës së Ftohtë), përveç se axhenda e Rendit të Ri Botëror për të realizuar një Qeveri Botërore në të gjithë planetin, është nevoja e kontrollit të energjisë së karburanteve që shtrihet në 'oqeanin' nëntokësor në pellgun nga Gjiri Persik e deri lart në Uzbekistan, në Azi. Megjithëse planeti ka mundësi të prodhojë edhe lloje të tjera më pak të kushtueshme energjie dhe me më pak ndotje, kjo Qeveri Botërore nuk lejon zhvillimin teknologjik drejt sigurimit free të energjisë, sidomos nga rrjeta elektromagnetike e energjisë që ka vetë planeti ynë, pasi kjo do t'i hiqte Elitës skeptrin e fuqisë të cilin e mban me anë të sigurimit të teknologjisë së shfrytëzimit të naftës dhe gazit dhe do të rriste shumë numrin e popullsisë në planet, çka do të sillte korrigjimin sipas pasojave të përcaktuara me gjenialitet nga Maltusi te libri i tij i botuar edhe në shqip, ku trajtohen çështjet e popullsisë dhe ushqimit. Vendi me pozicionin më strategjik e me shumë vijë bregdetare për transportin e karburanteve, midis të gjitha këtyre vendeve islamike që notojnë mbi gjithë këtë oqean nafte, natyrisht që është Irani.
3. Po të shikojmë me kujdes historinë moderne të LM dhe protagonizmin e dy fuqive të sotme rajonale, Iranit dhe Izraelit, do të veçonim pas krijimit të Izraelit më 1948, disa momente kryesore historike të rajonit, i gjendur i gjithi nën trysninë e ndikimit të Luftës së Ftohtë dhe presionit nga interesat e dy superfuqive pas Luftës së Dytë Botërore: Lufta e vitit 1948 midis arabëve dhe shtetit sionist të porsakrijuar; lufta e vitit 1967 dhe pushtimi i tokave arabe nga Izraeli; lufta e vitit 1974 midis arabëve dhe Izraelit; paqja e Kemp Davidit midis Egjiptit dhe Izraelit; paqja midis Iranit dhe Irakut në Marrëveshjen e Algjerisë më 1975; aleanca e fshehtë midis dy vendeve perëndimore, Izraelit dhe Iranit dhe strategjia sioniste e aleancave periferike ose teoria amerikane e 'twin towers' në LM me në krye Izraelin dhe Iranin; misioni 'flowers' nëpërmjet të cilit Izraeli armatosi Shahun me raketa balistike "Pershing", për të balancuar raketat irakene "Skud"; 1970, Shahu filloi zhvillimin e programit nuklear të Iranit; revolucioni islamik iranian në janar-prill 1979 që rrëzoi Shah Pahlevin dhe solli në pushtet islamikët me Khomeinin dhe Rafsanxhanin që synonin eksportin e revolucionit në të gjitha vendet islamike; sulmi i Irakut mbi Iran në shtator 1980; maj 1986 arrihet marrëveshja e fshehtë amerikano-iraniane "armë për pengje" apo afera zhurmëmadhe 'Iran-Contra'(marrëveshja nisi nga ekipi amerikan i përfaqësuar nga këshilltari i presidentit amerikan Regan, McFarlane në maj 1986 së bashku me analistin e CIA-s, George Cave dhe anëtarin e stafit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Howard Teicher; një kek çokollatë në formë çelësi dhe një Bibël e firmosur nga Presidenti Regan ishin dy dhurata për Ajatollah Khomeinin); intifada Al Aksa e palestinezëve mbi Izraelin, 1988-1992; gusht 1988 arrihet marrëveshja për pushim zjarri ndërmjet Irakut dhe Iranit ku Ajatollah Khomeini me vështirësi ra dakord me termat e Rezolutës 598 të Këshillit të Sigurimit të KB, që kërkonin një pushim të menjëhershëm zjarri; në qershor 1989, vdes Ajatollah Khomeini, duke sjellë momentin e së vërtetës për ata që në Izrael besonin se një luftë tjetër do t'i sillte moderatorët iranianë në fuqi dhe do t'i jepte fund konfliktit zraelito-iranian - Rafsanxhani e zëvendëson; gusht 1990 thyhet uniteti arab kur Iraku pushton Kuvajtin; Lufta e Gjirit - një koalicion i gjerë ku kontribuuan edhe disa vende sunite islamike e arabe si Libia, Siria, Egjipti dhe Arabia Saudite, koalicion i cili përjashtoi Izraelin që u provokua me 40 raketa mbi Jerusalem nga Sadami, çka hoqi ngjyrimin e një lufte midis perëndimit të krishterë dhe islamit të LM; arrihet marrëveshje paqeje midis Iranit dhe Arabisë Saudite; 1991-1993 fillojnë bisedimet dhe marrëveshja e Madridit midis SHBA, Izraelit dhe OÇP dhe më pas më 1999 bisedimet e Kamp David II; Më 1992-in prishet aleanca e fshehtë mbi 40-vjeçare Izrael-Iran, pasi Izraeli kupton për programin nuklear të ajatollahëve; presidenti Klinton vendos sanksione ekonomike ndaj Iranit; në maj të 1997 në Iranin islamik të revolucionit zgjidhet si president një botues i panjohur librash, Sejed Mohammad Khatami; janar 2000, ditën e largimit nga detyra, Presidenti Klinton fajëson para K.Pauell J.Arafatin (të nxitur nga francezët) dhe jo Iranin, për dështimin e Kamp Davidit II midis Izraelit dhe OÇP; Irani dhe SHBA zhvillojnë bisedime në Gjenevë, Zvicër; 11 shtatori 2001 që e kaloi armikun më të madh të SHBA nga shiat dhe Irani, tek elementët suni i talebanëve dhe O.B.Laden; 3 janar 2002, Izraeli akuzon Iranin për armët që transportonte në Detin e Kuq anija palestineze, Karine A, gjë të cilën e kundërshton qeveria iraniane; 29 janar 2002, Bush deklaron Iranin, Irakun dhe Korenë e Veriut si 'Aksi i Djallit' dhe që kishin lidhje me 11 shtatorin; prill 2003 pushtohet Iraku nga forcat e NATO-s dhe rrëzohet përfundimisht S.Huseini nga pushteti; maj 2003, senatori i Ohajos, Bob Ney i dërgon këshilltarit të Bushit junior, K.Rove një propozim me shkrim të Khatamit për paqe dhe negociata, propozim i cili mbështetej nga K.Powell, por u rrëzua nga D.Çenei, K.Rice dhe D.Ramsfeld me arrogancë, duke thënë se 'ne nuk bashkëpunojmë me djallin'; në shkurt 2007 K.Rice e pyetur para Kongresit mbi këtë propozim, e mohoi që e kishte parë ndonjëherë këtë dokument; ndërmjetësimet e dështuara të kanaleve prej Zvicrës dhe Greqisë për afrim me Izraelin dhe SHBA nga ana e Iranit; 12 maj 2007, në Riad të Arabisë Saudite një bombë vret 8 amerikanë dhe 26 sauditë për të cilën nga Izraeli dhe ministri i Mbrojtjes së SHBA-ve, Ramsfeld, akuzohet Irani, çka mbylli bisedimet me të dërguarin e SHBA-ve, Khalilzade.
4. Pasi përshkruam më lart ngjarjet kryesore në LM, të cilat nuk mund t'i shtjellonim më gjatë, do mjaftoheshim duke përcaktuar disa ngjarje kryesore dhe filozofinë e tyre historike. Në kohën e Luftës së Ftohtë, Shahu i Iranit dhe Izraeli ishin dy vendet me orientim të palëkundur pro SHBA. Madje Izraeli që kishte nevojë për kolonë çifutë nga BRSS, përpiqej të qëndronte ndaj saj jo shumë armiqësor. Madje SHBA, e cila kishte vetëm në Bahreinin arab një bazë ushtarake, ia kishte lënë Iranit një protagonizëm rajonal, për xhelozi të arabëve. Egjipti dhe Iraku filluan të mbështeteshin te rusët. Mbas shpartallimit të Naserit më 1967 dhe Sadatit më 1974, ndryshoi orientimi i Egjiptit. Revolucioni islamik e dëmtoi shumë interesin e Izraelit dhe SHBA mbi Iranin. Ardhja e Ajatollahëve në pushtet e izoloi Iranin edhe nga qeveritë arabe, edhe nga SHBA. Po të shikohet me kujdes, sot, thelbi i akuzës ndaj Iranit është tendenca e tij për programin nuklear. Ky program ka nisur nga Shahu që në vitin 1970. Ky program është mbështetur nga presidenti amerikan Xh.Ford dhe Kisingeri më 1975, me shpresën për të fituar rreth 6 miliardë $ USA. Ndërsa Iranit i hidhet poshtë kjo ambicie ushtarake e cila i është lejuar nga SHBA Izraelit (ky ka mbi 300 mbushje nukleare), justifikimi i Ceneit, Uolfouvicit dhe Rumsfeldit është se një vend me pasuri të mëdha nafte si Irani, e kërkonte teknologjinë vetëm për qëllime ushtarake. "Bota nuk mund të përballojë një Iran nuklear," theksonte Tzipi Livni, ministri i Jashtëm i Izraelit qysh me 2006. Të gjithë jemi në dijeni se gjithnjë e më shumë, presidenti aktual Ahmadinexhad por përngjasohet nga mbrojtësit e Izraelit me A.Hitlerin, prej të cilët dihet se çifutët janë shumë të ndjeshëm. Por lejimi për armatim nuklear të Iranit, do t'u hapte rrugë edhe shteteve të tjera për të njëjtën ambicie dhe do ta bënte botën më të pasigurt se sa ajo është sot. Por iranianët, në ndryshim nga Iraku i Sadamit, janë shumë të kujdesshëm dhe profesionistë në politikë, madje edhe gjatë Revolucionit islamik. P.sh, Efraim Halevi, ish-bosi i Mossad-it, thotë se: "Unë nuk mendoj se ata janë irracionalë - ata janë shumë racionalë. T'i cilësosh ata si irracionalë do të thotë të dalësh nga realiteti". "Populli këtu i respekton iranianët dhe regjimin iranian. Ata i konsiderojnë iranianët shumë seriozisht, ata janë lojtarë të denjë",- thotë Ehud Jari, një gazetar veteran i televizionit izraelit.
Gjithsesi, pas rrëzimit të disa regjimeve autoritare në Libi, Egjipt dhe së fundi me gjasa në Siri (ku Rusia ka të vetmen bazë navale strategjike të anijeve të saja në Mesdhe, flotë e cila ka mundësi të ketë rrëzuar një helikopter turk në territorin e Sirisë), Irani do të gjendet gjithnjë e më tepër nën darën e perëndimit dhe Qeverisë Botërore. Pas fillimit të erës Putin në politikën ruse dhe daljes së Rusisë nga stanjacioni dhe stabilizimi ekonomik i saj dhe rritja në investime ushtarake, si edhe afrimi i Kinës pranë interesave të Iranit dhe si një lojtare me ambicie të mëdha në pellgun më të madh naftëmbajtës, mund ta kalojë gjeostrategjinë e rajonit nën disa influenca të cilat mund të shkaktojnë një përplasje gjigante direkte ose indirekte. Por shkatërrimi i makinerisë ushtarake të Sadamit me një ushtri me rreth 1,2 milionë ushtarë, e ka tmerruar Iranin, i cili i ka ulur investimet ushtarake në krahasim me kohën e Shahut dhe kur në kohë paqeje ka vetëm rreth 550 mijë ushtarë. Sa herë që në Washington kanë qenë demokratët, marrëdhëniet e SHBA me Iranin kanë tentuar drejt një detanteje, të cilën nuk e dëshiron Izraeli. Por kur në Shtëpinë e Bardhë vijnë neokonsët, atëherë pritet që ata ta shohin si skifter trumcakun e vogël të Iranit. Të presim zgjedhjet në nëntor në SHBA dhe pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë. Panorama e Iranit, ndoshta edhe e pjesës tjetër të botës, është e zymtë. Gjithsesi, perëndimi pritet të fitojë. Pas dy mijë vjetësh, shqiptarët duket se janë me fitimtarët.






