![]() |
| Suzana Zisi |
SHEKSPIRI IM...
Gjendet dikush, këtu...në kraharor, që shkruan, për mua, për ty:
“Nata është e errët. E nxirë është dhe dita. Univers i zi…
Hamletët mes territ enden barkzbrazur…
Laertët “pikturojnë” një mbretëri në mbrëmje dhe e gëlltisin në mëngjes…
me “kështjella” ne bregdet e varre si bizhu…
Brinjë e eshtra hashashi, shqyhen së qeshuri
me Lolon që për një copë buke
vdes në krye të detyrës…oiiii…oiiiiii…
Kafka Ofelish, përtypin fallosët* e semaforeve,
nderur mbi reklamat e shoqatave për ardhmëri…
Makbethët, i gjen ngado, varur në stërkëmbësha nderi. Dunkanët ha dheu i zi…
Në të dymbëdhejtën natë, Violat,
fekondohen në fund-det me vezë “peshkaqenësh”,
Foshnjat, ngujohen në thellëdhomat e nje trageti,
varur ne ëndërra te lagështa identiteti.
Sebastianët, paguajnë “Kartën e sigurimit të shëndetit” për në Ferr.
Mbretërit nëpër shalë dashnoresh, tek shtrydhin brekë parash, pikojnë uri…
Strukmu, strukmu thellëshpirtit Kalndesitin i Zemrës,
dhe mos resht së shkruari…që:
Hijet dhe njerëzit i mbulon mëria…
Mashkulli nuk është mashkull Dhimbja ndihet femër…
Karta e identitetit – false. Emrat - konvencione me/pa/siguri
Siiii…? Ne qeniet moderne , nuk qenkemi dhe aq të egër?
Fli, atdheu im, gjumin e pëllumbit, lebrosur e ngjyer realitetit bardhë e zi…
Ka haraç zhvillimi, ha e nginju Ti!
Se vjen Ai, hamshori që t’i rrejp lëkurët si shpirtrat e maceve…
Të ngre, të ul, të flak, të përdor…
Dhe…një palë zgjedhje të servir në pusetën e librit të gatimit,
me garniturat: Lolo, Lir, Ledi Makbeth, urrejtje, intelektual, farsë…dashnor…
Ejani, me gjak emrat t’ua rishkruaj…
T’u rilind, t’u rivras e numrin përkatës (të identifikimit në Purgator),
t’ua gdhend mbi lotin.
Që dallga e mashtrimit ta zhysë në bojë e gishti të shpallet theror…
Dhemb…
Dhemb…
Dhemb…
Dhemb…Shekspiri im…këtu…në kraharor…
©Suzana Zisi
21 shkurt 2011