Të shpallura të pavarura nga një deklaratë e cila përbën kuintesencën e konceptit të lirisë dhe të të drejtave të njeriut, pjesë e mirë e së cilës është adoptuar sot nga shumica e vendeve demokratike në kushtetutat e tyre, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ja dolën mbanë të çliroheshin nga zinxhirët e vartësisë dhe të vishnin mantelin me shumë yje të lirisë. Ashtu siç qëndrojnë yjet në hapësirë, të bashkuara në një galaksi sipas një graviteti të caktuar universal, ashtu qëndruan 13 shtete e para, dhe ato që u shtuan më pas, të bashkuara në një federatë nga graviteti i lirisë. Sot, me 50 shtete, SHBA-ja qëndron krenare dhe me kokën lart, tamam siç qëndron Statuja e Lirisë në Ishullin Liberty, si kryeqendra e demokracisë dhe lirisë njerëzorë në botë. Por, historia tregoi se SHBA-ja, nuk u tregua egoiste, e të shijonte një dhuratë hyjnore si liria vetëm për vete, ndërkohë që shtete e tjera anembanë botës përballeshin me monstruozitetin e tiranisë dhe shtypjes. Jo! SHBA-ja, përveçse personifikon shëmbëlltyrën e lirisë, ajo personifikon njëkohësisht dhe gardianin e këtij guri të çmuar. Ngjarjet historike, luftërat e mëdha, përdhosja e dinjitetin dhe lirisë njerëzor në botë, kërkonin ndërhyrjen e kalorësve të lirisë, për të luftuar kundër dragonjve të tiranisë që shtypnin dhe përdhosnin dinjitetin njerëzor. Këta kalorës ishin ata ushtarë amerikanë që ndërhyn në Europë gjatë Luftës së Parë Botërore, ata që luftuan me egërsitë naziste dhe komuniste gjatë Luftës së Dytë Botorë dhe pas saj...ata ushtarë që luftuan dhe luftojnë gjatë shekullit tonë në Afganistan dhe Irak. Përpara kthetrave të tiranisë naziste apo komuniste, atyre nuk iu dridheshin këmbët, këto të fundit vazhdonin të marshonin andej nga dëgjoheshin të qeshurat e tiranisë dhe ulërimat e shtypjes dhe lirisë. Këta ushtarë nuk patën frikë kur zbarkuan në Normandi, në plazhin francez të fortifikuar nga gjermanët, e as të ndërhynin në Vietnam, aty ku xhunglat ishin më vrastare se plumbat e armikut. I gjithë ky guxim për të eksportuar lirinë nuk shuhej edhe duke e ditur se në fund do të humbisni jetën. Të gjitha këta qindra mijë ushtarë, të cilëve historia ja mori jetën me rrjedhën e saj të fuqishme të luftërave botërore, vdiqën fizikisht, por shpirti i tyre luftarak për liri vazhdon të valëvitet mes nesh, nëpërmjet monumenteve të ngritura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në tokën amerikane, në Europë dhe Azi.
SHBA-ja, nuk është një superfuqi vetëm në arenën ekonomike, ushtarake dhe diplomatike, por ajo është një superfuqi edhe në arenën morale, në atë arenë ku ushtarët e rënë në beteja nderohen me monumente madhështore ashtu si faraonët e dikurshëm të Egjiptit. Detyrimi për te nderuar këta ushtarë të cilët sakrifikuan jetën për lirinë botërore, nuk mbeti vetëm në kufijtë e një detyrimi negativ, pra vetëm duke nderuar formalisht me deklarata dhe me dhënie të flamujve, por konsistoi edhe në një detyrim pozitiv, duke ngritur monumente dhe memoriale në nderim të të rënëve në luftë, si dhe duke themeluar një agjenci e cila do të drejtonte ndërtimin, organizimin, dhe mbarëvajtjen e këtyre monumenteve. E themeluar në 4 mars 1923 nga Kongresi Amerikan, Komisioni i Monumenteve të Betejave Amerikane, është një agjenci e degës ekzekutive e qeverisë amerikane. Nën kompetencat e saj ndodhet 24 varreza ushtarake, 25 memoriale dhe monumente në 15 shtete. Gjenerali i Ushtrive- personi që i propozoi Kongresit themelimin e këtij komisioni- John J.Pershing, komandant i Forcës Ekspeditëse në Europë gjatë Luftës së I Botërore, ishte zyrtari i parë që drejtoi këtë komisioni nga viti 1923 deri kur vdiq, në vitin 1948. Organi politikë-bërës i Komisionit përbëhet nga 11 anëtarë, të cilët zgjidhen nga vetë presidenti i SHBA-së, për një mandat të pacaktuar dhe shërbejnë pa pagesë. Sot, sekretar i Komisionit është Max Cleland, ish-senator i Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerika dhe një veteran i vjetër i Luftës së Vietnamit, një ikonë e qëndresës amerikane në Vietnam.
ABMC-ja ka në staf 391 punonjës civilë me kohë të plotë, 67 e të cilëve janë shtetas amerikanë. Pjesa tjetër ka shtetësinë e shtetit ku janë ngritur varrezat dhe monumentet amerikane. Funksionet kryesore të këtij komisioni janë të përkujtojnë sakrificat dhe arritjet e forcave të armatosura të SHBA-së, duke ngritur memoriale jashtë SHBA-së, në vendet e huaja të cilat patën nderin që të mirëpresin në tokat e tyre sakrificën dhe trupat e këtyre kalorësve të lirisë.
Në vitin 1934, një urdhër ekzekutiv presidencial transferoi tetë varrezat ushtarake të të rënëve në Luftën e Parë Botërore nën juridiksionin e ABMC-së dhe i atribuoi Komisionit kompetenca për të dizenjuar, ndërtuar dhe mirëmbajtur varrezat e ardhshme ushtarake në vendet e huaja. Në fund të Luftës së Dytë Botërore, disa qindra varreza të përkohshme u ndërtuan nga Ushtria e SHBA-së në fushëbeteja rreth botës. Në vitin 1947, 14 pozicione u zgjodhën në shtete e huaja që të ndërtoheshin varreza të përhershme. Vendndodhja e këtyre varrezave i korrespondonte kursit të ndjekur nga operacionet amerikane.
Ashtu si varrezat e Luftës së Parë Botërore, përdorimi i vendeve ku kishte rënë ushtarët amerikanë si varreza të përhershme, garantohej nga shtetet ku do të ndërtoheshin pa asnjë kushtëzim apo taksë. Programi përkujtues i ABCM-së për Luftën e II Botërore konsiston në 14 varreza ushtarake të përhershme, 10 monumente në tokën e huaj dhe tre memoriale në tokën amerikane. Përveç mënyrës estetike të vendosjes së varrezave dhe faltoreve , varrezat e Luftës së Dytë Botërore përmbajnë skulptura, harta të betejave dhe përshkrime të historisë së luftës të rajonin ku ato ndodhen. Secila prej varrezave të ndërtuara në vende të huaja është shënjuar me një gur prej mermeri të bardhë. Mbi gurët e atyre ushtarëve të paidentifikuar, shkruhet: Këtu prehet në paqe dhe në lavdi një ushtar amerikan, i njohur vetëm nga Zoti”.
Varrezat përtej detit, pra ato që ndodhet jo në tokën amerikanë, shërbejnë si vende ku prehen në paqe 124.917 ushtarë të rënë amerikanë: 30.921 nga Lufta e I Botërore, 93.246 nga Lufta e II Botërore dhe 750 nga lufta mes SHBA-së dhe Meksikës (1846-1848). 95.135 të tjerë të cilët humbën gjatë luftërave botërore dhe atyre koreane dhe vietnameze, përkujtohen me emër në Tabelat e të Humburve.
Por, përgjegjësia e ABMC-së shkon përtej funksionit të ndërtimit me estetik dhe mirëmbajtjes së monumenteve. Ky Komision ka një detyrë po aq të rëndësishme sa ato të sipërcituarat, për të përjetësuar historitë, guximin dhe sakrificat e atyre të rënëve të cilët nuk mund ta tregojnë dot me gojën e tyre, por aktet heroike të tyre na furnizojnë ne me bojë dhe me penë për të shkruar dramat dhe heroizmat që ata përjetuan kur po i shërbenin jo vetëm atdheut, por edhe kauzës së lirisë.
Vëllai i vogël i poetit Archibiald MacLeish vdiq gjatë Luftë së I Botërore, kur avioni i tij u godit mbi Belgjikën nga një avion gjerman. Në poemën e tij “Ushtarët e rinj të vrarë nuk flasin”, MacLeish i bën thirrje të gjallëve të kujtojnë ata që ranë në beteje dhe t’i japin rëndësi jetës së tyre: “Ata thonë: Ne ju lamë jetën tonë, jepini atyre kuptim”, shkruan MacLeish. Dhe me të vërtetë, populli dhe shteti amerikan u ka dhënë kuptim. U ka dhënë kuptim duke ruajtur lirinë dhe paqen në botë, në mënyrë që sakrificat e tyre të mos i marrë vorbulla e boshllëkut. U ka dhënë atyre kuptim, duke ngritur monumente dhe memoriale për të përjetësuar sakrificën e tyre, në mënyrë që -siç ka thënë Gjenerali i Ushtrive, Xhon J. Pershing-koha të mos errësojë lavdinë e heroizmave të tyre.