S’është aktor, por simulon si i tillë VIDEO

Futbollisti polak Lukasz Teodorczyk u duk në shikim të parë se është goditur rëndë në fytyrë nga lojtari i i Lech Poznan Luis Henriquez në ndeshjen ndaj Polonia Varshavës.

Por kamerat siguruan videon ku shihet se Teodorczyk shfaqi aftësitë e tij aktuese duke simuluar pasi që Henriquez as që e kishte prekur atë.

Por ishte një gjyqtar anësor ai që e pa ngjarjen nga afër dhe aktrimin e Lukasz Teodorczyk ndërsa gjyqtari kryesor i ndëshkoj që të dy futbollistët me karton të verdhë.