Saha në biseda me Sunderlandin

Sunderland është gjithnjë e më afër arritjes së një marrëveshje për të nënshkruar me Louis Saha si transferim të lirë.

Sulmuesi 34-vjeçar është agjent i lirë pasi u largua nga Tottenhami në fund të sezonit dhe ka qenë në negociata me Macet e Zeza, që së shpejti mund të mbyllen me një marrëveshje.

“Jam në rrugë për të diskutuar me Sunderlandin”, ka konfirmuar ish-sulmuesi i Manchester United përmes Twitter-it.