RVP: Ndjehem si në shtëpi

Robin van Persie ka thënë se ndjehet si në shtëpi, në fushën që deri këtë verë vinte si kundërshtar.

Sulmuesi holandez u transferua te Manchester Unitedi nga rivali Arsenal për 24 milionë funte, ndërsa pas golit të shënuar ndaj Fulhamit ka thënë se ndjehet si në shtëpi. “Sinqerisht, kam thënë nga dita e parë se të gjithë më bëjnë të ndjehem si në shtëpi.

Të gjithë lojtarët kanë qenë shumë të mirë ndaj meje, stafi, njerëzit, si edhe tifozët”. “Madje edhe në Mançester kur dal për ushqim, të gjithë më kanë ndihmuar”, ka thënë Van Persie për Van Persie për Sky Sports News.