Gazeta Shqip
Zëvendës/kryeministri Rogozin: “Si çdo ish-lavire që plaket, Madonna kërkon të japi leksione morali”
“Oh Madonna, na liro nga Putin”, këndonin vajzat e Pussy Riot në koncertin e improvizuar disa muaj më parë, pa e menduar se teksti do u hapte telashe, aq sa të përfundonin në burg. Vajzat i referoheshin me siguri Madonna “të vërtetë”, pa e imagjinuar se Madonna, mbretëresha e popit do u dilte në mbrojtje, madje duke nisur një betejë me Kremlinin. Madonna ka mbërritur në Rusi për të zhvilluar koncertin e radhës në kuadër të turit të saj botëror. Koncerti është planifikuar të zhvillohet në San Petërsburg, vendlindjen e presidentit, kryeministrit Medvedev dhe të emrave të tjerë të njohur të nomiklaturës në pushtet.
Më herët zëvendës/kryeministri rus, Dmitri Rogozin ka reaguar ashpër ndaj apelit të Madonnës për lirimin e tre vajzave të reja. “Si çdo ish-lavire që plaket, Madonna kërkon të japi leksione morali. Sidomos kur është me turne jashtë shtetit”. Deklarata shokuese është lëshuar në Twitter nga Rogozin, zëvendëskryeminstër, me orientim nacionalist dhe ish-ambasador në BE.Sakaq pritet reagimi i Madonna, e cila vetëm dy ditë më parë gjatë koncertit në Moskë ka apeluar për lirimin e Pussy Riot 1, emrin e të cilave e ka pasur të shkruar në shpinë. Por pritet që Madonna të bëjë më shumë se kaq: të sfidojë ligjin që mbizotëron në të gjithë territorin e Leningradit, siç njihet ende rajoni i San Petërsburgut: të bëjë propagandë homoseksuale në publik. Madonna, e cila e ka shndërruar në betejë mbrojtjen e të drejtave të homoseksualëve, nuk mund të tërhiqet. Komuniteti gay i San Petërsburgut, kishin shpresuar që ajo të jepte një mesazh. Stafi i këngëtares mendon që Madonna të shkatërrojë në mënyrë simbolike të prangave rozë, por kanë kuptuar se dhe kjo konsiderohet vepër penale.
Për Putin, shumë të irrituar për imazhin e shkatërruar nga çështja e Pussy Riot, mund ti duket e arsyeshme arrestimi i Madonna ose gjobitja e saj. Deri në momentet e fundit, organizatorët lokalë janë përpjekur të negociojnë, të bindin dhe të kërcënojnë këngëtaren për pasojat që mund të sjellin deklarata të tilla.Pritet që gjatë koncertit të ketë mjaft tension, aq sa ambasada amerikane në Rusi u ka bërë thirrje qytetarëve të saj të mos shkojnë në koncert, sepse druajnë për atentate të mundshme apo përplasje të dhunshme.
9 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)
Rusi, vijon beteja mes Madonna dhe Kremlinit burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip