Madonna kërkon lirimin e tyre: Jam kundër censurës. shpresoj që gjykatësit të tregohen të butë dhe ti lirojnë shpejt
Tre vjet burg sepse guxuan të krijonin një këngë anti-Putin në altarin e katedrales. Kjo ka qenë pretenca e prokurorit të çështjes për tre vajzat e grupit punkPussy Riot 1. Këto të fundit e kanë pritur me habi kërkesën e prokurorisë ruse, ndonëse rrezikonin deri në 7 vjet burg, sipas ligjeve të reja. Mesa duket Putin, i ndërgjegjshëm për dëmtimin e imazhit, kërkon të “zbusë” dorën. Ndërkohë Madonna, e cila sot do të zhvillojë një koncert mbrëmjen e sotme, është bashkuar me emrat e mëdhenj të muzikës botërore si: Sting, Peter Gabriel, i Red Hot Chili Pepper, dhe ka kërkuar mëshirë për tre vajzat e reja. “Jam kundër censurës, për këtë arsye shpresoj që gjykatësit të tregohen të butë dhe ti lirojnë shpejt”, ka thënë ikona e muzikës pop. Nadia Tolokonnikova, 22 vjeç, Maria Aljokhina, 24 vjeç dhe Ekaterina Samukevitch 29 vjeç, janë ndaluar dhe qëndrojnë në burg që prej fillimit të Marsit. Burgimi i tyre solli reagime nga organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe vuri në vështirësi qeverinë ruse, e cila nga një anë duhet të mbyllte një sy për “shakanë pa kripë” të vajzave dhe nga ana tjetër duhet të kënaqte Kishën që gjithmonë e më shumë po bëhet e pranishme dhe këmbëngulëse në sferën politike kombëtare.





