Bolt së fundi deklaroi se do dëshironte t’i jepej një shans ta provojë veten në futboll me Manchester United, por Rooney mendon se dy sportet janë shumë të ndryshme.
“Ai mbase do t’i jepte ca shpejtësi ekipit! Por ata janë sporte të ndryshme. Mendoj se më e mirë është ai të qëndrojë në shirit”, ka deklaruar sulmuesi anglez.





