Ronaldo, Messi dhe Iniesta të nominuar nga UEFA për lojtarin më të mirë

Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo dhe dyshja e Barcelonës, Lionel Messi dhe Andres Iniesta, janë në listën e ngushtë të të nominuarve për lojtarin më të mirë në Europë sipas UEFA-s.

Votat e 53 gazetarëve sportivë të licencuar nga UEFA vendosën që kjo treshe të shkojë në votim përfundimtar më 30 gusht në Monaco në shortin e fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Messi e fitoi çmimin për lojtarin më të mirë në Europë në vitin 2011 dhe konsiderohet favorit që ta fitojë atë përsëri për shkak të numrit rekord të golave të shënuar.

Related Posts: