Ronaldo krenar për çmimin e Goal

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është shprehur të jetë krenar me çmimin e futbollistit më të mirë në botë të marrë nga portali prestigjioz sportiv Goal.

Ronaldo arriti të mposhtë në konkurrencë të ngushtë Lionel Messn dhe Iker Casillas, për të marrë vendin e parë në listën e top 50 futbollistëve më të mirë. Këtë çmim, Ronaldo e fiton për herë të dytë në karrierë.

“Jam krenar që e fitova këtë çmim. Unë nuk do të kisha qenë në gjendje ta bëj këtë pa përkrahjen e bashkëlojtarëve të mi”, ka theksuar superylli portugez.