Një avion ushtarak u rrëzua në lindje të Sirisë.
Mediat shtetërore thonë se pati një problem teknik.
Por rebelët thonë se ata e kanë rrëzuar avionin pranë kufirit me Irakun.
Ekspertët po ekzaminojnë disa pamje të ofruara nga rebelët ku pretendohet se avioni është qëlluar.
Piloti arriti të katapultohet, ndërsa kanë nisur kërkimet për të.
Mediat shtetërore thonë se avioni ishte në një mision rutinë trajnimi.
Sipas BBC, avioni që duket në video është një MiG-23, i dërguar në Siri nga Bashkimi Sovjetik për herë të parë në vitin 1973.
Nëse avioni është rrëzuar nga rebelët, kjo do të thotë se ata kanë aftësi të mira antiajrore.
Fuqia ajrore e qeverisë nuk ka qenë vendimtare në këto beteja, por humbja e një avioni do u jepte rebelëve një fitore të rëndësishme nga pikëpamja e propagandës.





