“Unë nuk e di se cilat kritere ndiqen për ta fituar këtë çmim. Gjëja më e mirë do të ishte të kishim një Top të Artë për secilën pozitë në fushë”.
“Pse të mos ia japim Topin e Artë Casillasit? Vetëm një portier e ka fituar në 56 vitet e fundit. Ju nevojiten shumë vite për t’u dëshmuar si më i miri në botë”.
“Por, pse jo edhe Cristiano? Ai është lojtar që bën diferencën dhe askush nuk është si ai. Unë nuk i di kriteret dhe kështu nuk mund të vendosi”, është shprehur Ramos.





