Nga Aaron David Miller “ Foreign Policy”
Jeni të shqetësuar nga një luftë me Iranin, destabiliteti rajonal, rritja e terrorizmit, rritja e çmimeve të naftës dhe degradimit të tregjeve rajonit? Mos u shqetësoni - të paktën jo ende. Mendoni 2013. Nëse Izraeli nuk mund të marrë garanci se SHBA është përgatitur për të përdorur forcën, atëherë kryeministri Benjamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes Ehud Barak do të veprojnë, por jo në vitin 2012.
Tani për tani, nuk do të ketë as luftë dhe sigurisht as një marrëveshje për çështjen bërthamore. Dhe arsyeja për këtë është shumë bindëse: mullahët, izraelitët dhe amerikanët, të gjithë nuk duan një luftë tani - dhe ja cilat janë arsyet përse
1. Nuk është e nevojshme
Askush nuk duhet të zvogëlojë rrezikun që vjen nga një Iran bërthamor apo të nënvlerësojë shqetësimet e Izraelit ndaj këtij rreziku. Edhe në qoftë se do të kishim garanci hyjnore se Irani nuk do të përdorë armë bërthamore kundër Izraelit, një bombë bërthamore do të inkurajonte aspiratat rajonale të Teheranit, do të shkaktonte një garë armatimesh në rajon si dhe do t’i ofronte Iranit një mbrojtje shtesë në sigurinë e tij.
Por le të qartësojmë diçka. Irani nuk ka armë bërthamore, pasi aq sa dimë, nuk ka testuar ende një dhe nuk ka prodhuar ende mjaftueshëm material bërthamor për një mbushje atomike. Tani për tani, në gusht të vitit 2012, ka vetëm një shtet që beson se sulmi ndaj Iranit përbën domosdoshmëri- Izraeli. Megjithëse jo plotësisht, pasi nuk ka ende një konsensus politik brenda elitave politike izraelite apo institucioneve të sigurisë për një sulm kundër Iranit. Edhe vetë qytetarët e thjeshtë nuk e përkrahin një ide të tillë. Sipas një sondazhi të fundit, 60 për qind e izraelitëve janë kundër luftës.
Megjithatë, kryeministri Benjamin Netanjahu e ka përshtatur idenë si një domosdoshmëri. Për të gjithë të tjerët në botë (edhe pse në fakt, sauditët mund të mbështesin idenë për t’i dhënë një shuplakë Iranit) përfshirë këtu Shtetet e Bashkuara, aleati më i ngushtë Izraelit, vlerësojnë se një sulm ndaj objekteve bërthamore të Iranit është një luftë e zgjedhjes-për të cilën do të rrezikohej shumë. Për shembull, sulmi mund shkojë keq, në të cilën aeroplanët do të rrëzoheshin dhe pilotët do të merreshin peng. Edhe nëse gjithçka do të shkonte sipas planit, çmimet e naftës mund të rriten, tregjet dhe ekonomitë e brishta mund të kalojë nga shiu në breshër, terrorizmi do të pësonte rritje, dhe raketat iraniane do të godisnin vazhdimisht Izraelin. Sulmet kundër amerikanëve në Afganistan me siguri do të intensifikoheshin, dhe aksionet Izraelit jashtë vendit, ndoshta edhe në Amerikë, do të precipitonin.
2. Izraeli nuk do realisht të bëjë një gjë të tillë
Dhe izraelitët e dinë këtë. Fakti është se ata nuk kanë ndërmend të bëjnë asgjë tani për momentin. Sanksionet janë të ashpra dhe mund të bëhen më të ashpra. Lufta kibernetike ka dhënë efekte dhe kriza në Siri-aleati kryesor i Iranit-e ka izoluar më tej Teheranin. Ndërkohë, izraelitët mund ta mbajnë botën të fokusuar tek fakti se Irani përbën një kërcënim serioz për shtetin e tyre, një strategji kjo e cila nuk kërkon plumba dhe raketa.
Mos bëni asnjë gabim: Izraelitet po përgatitet për sulm kundër Iranin. Ministri i Mbrojtjes, Ehud Barak, ka një plan dhe beson se mund të ketë sukses. Por ai e di se kapaciteti i Izraelit për t’i shkaktuar një goditje rrënuese programit bërthamor të Iranit është i limituar. Një sulm i njëanshëm ndaj Iranit, jo vetëm që do të legjitimonte dëshirën e Iranit për armë bërthamore, por edhe do ta përshpejtonte programin atomik. Kjo është pikërisht ajo që ndodhi kur izraelitët goditën reaktorët e mbushur me plutonium të Sadam Hyseinit në vitin 1981.
3. Lëreni SHBA-në të sulmojë Iranin
Ajo çka realisht duan izraelitët është të bindin Shtetet e Bashkuara që ta zgjidhë këtë problem me fuqinë e forcës së saj ushtarake. Uashingtoni mund t’i shkaktojë dëme kolosale kapaciteteve ushtarake të Iranit. Për izraelitët, avantazhet që mund të vijnë nga drejtimi i luftës nga Uashingtoni janë të konsiderueshme. Ato do të shmangin një krizë në marrëdhëniet e tyre me Shtetet e Bashkuara si dhe kritikat ndërkombëtare që do të shoqërojnë një sulm të njëanshme izraelit. Dëmi, i shkaktuar nga ushtria amerikane në objektet bërthamore të Iranit, do të jetë shumë më i madh.
Dhe për aq sa mund të përballojnë mullahët, një luftë me SHBA-në i shoqëruar me sulme me raketa për javë të tëra, është diçka që ata nuk duan. Kryeministri izraelit, Netanjahu ka bërë thirrje që të sulmojë para zgjedhjeve presidenciale amerikane Iranin. Por presidenti Obama ia ka bërë të qartë se duhet t’i lihet kohë efekteve të sanksioneve, dhe ky mesazh për durim duket se ka krisur disi marrëdhëniet Nertanjahu-Obama. Gjëja e fundit që dëshiron Netanjahu është një president i rizgjedhur dhe i zemëruar amerikan. Sigurisht, Netanjahu nuk dëshiron rizgjedhjen e Obamës. Por nëse një sulm izraelit ndaj Iranit do të zhvillohet para nëntorit, SHBA-ja gjithsesi nuk do të qëndrojë këmbëkryq.
Megjithatë, izraelitët kanë me të vërtetë një problem. Sanksionet nuk janë duke bërë asgjë, ato nuk janë të mjaftueshme për të ndaluar Iranin nga prodhimi i armëve bërthamore, dhe negociatat për programin atomik nuk po shkojnë siç duhet. Irani është i angazhuar për të zhvilluar kapacitetet e tij ushtarake, dhe me rënien e Assad-it, i cili do të shoqërohet me realizimin e frikës së Teheranit- fuqizimi i sunitëve në rajon-do ta inkurajonte Iranin dhe do të përshpejtonte procesin e prodhimit të armëve bërthamore
Nëse ju do të vendosni bast se kur do të nisë një luftë më Iranin, mendoni për vitin e ardhshëm. Netanjahu ndoshta do të shtyjë luftën pas zgjedhjeve të nëntorit për të qetësuar Obamën dhe për t’i dhënë një shans të fundit përpjekjeve amerikane t’i bindur ata që do ta bëjnë vetë.
Në fund të fundit, Izraeli do të veprojë. Asnjë kryeministër i Izraelit, sigurisht jo aktuali, nuk do të lejojë të tjerët t’i drejtojnë gishtin e t’i thonë se ky ishte kryeministri që nuk bëri asgjë në fuqinë e tij dhe lejoi armatosjen e Iranit me armë bërthamore . KABOOM-i do të dëgjohet, veçse është ende herët.