Real Madridi, Chelsea, Manchester City dhe PSG raportohet se janë shumë të interesuar për sulmuesin fantastik, një prej më të mirëve në rruzull, i cili në mënyrë konstante ka qenë në formë viteve të fundit. Sidoqoftë, Porto nuk po lëshon pe.
“Hulk është loljtar me një klauzolë dhe nëse dikush e kërkon atë, ata thjesht duhet të paguajnë shumën e kërkuar. Ai do të largohet vetëm nëse i pëlqen lojtarit dhe klubit tonë. Por, deri tani kjo nuk ka ndodhur dhe as nuk jemi afër. Ai do të jetë lojtar i Portos edhe për sezonin e ardhshëm”, ka thënë Da Costa.





