Video tregon se sa shpejt precipitojnë gjërat gjatë një ndalimi rutine në trafik. Pamjet janë filmuar nga makina e policit të ndjerë, Jonathan Schmidt.
Jerry Lard, që ishte pasagjer në sedijen e pasme të makinës së ndalur, është dënuar me vdekje për vrasjen e policit Schmidt.
Video është publikuar nga policia si pjesë e një leksioni se si duhet të veprojnë kur ndalojnë makinat.
Në video shihet polici i ndjerë duke pyetur shoferin e makinës së ndaluar. Por kur oficeri i policisë hap derën e pasme, Jerry Lard del prej aty duke qëlluar direkt në fytyrën e policit.
“Çfarë gjete k…,” dëgjohet Lard duke thënë, ndërkohë që polici i lutet të mos e qëllojë më.





