Pato: Dua të fitoj

Sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato, thotë se lëndimet e tij tashmë janë e kaluar dhe ai është më se i uritur për sukses.

22-vjeçari bëri vetëm 11 paraqitje në Serie A sezonin e kaluar, duke shënuar vetëm një gol. Megjithatë, pasi luajti për Brazilin në Olimpiadë, i riu tash thotë se ndjehet më mirë dhe jo vetëm që është i gatshëm të luajë, por edhe të fitojë.

“Jam munduar të harroj të gjitha problemet fizike. Ky është një sezon i ri. Jam shumë i relaksuar, i lumtur, dhe dua të luaj sa më shumë që mundem dhe të fitoj tituj me Milanin”, ka thënë braziliani për Corriere dello Sport, pasi shënoi dy herë në miqësoren ndaj Suedisë.