NEBIH BUNJAKU : TESTAMENTI I LOTIT


Nebih BUNJAKU është nga Poliçka e Dardanës. Ciklin e ulët të fillores e kreu në vendlindje, tetëvjeçaren në Malishevë, të mesmen në Gjilan, kurse studimet në Prishtinë.



 Si student ka filluar karrierĂ«n e tij pedagogjike. Fillimisht punoi nĂ« shkollĂ«n fillore nĂ« BanjĂ«n e SjarinĂ«s, pastaj nĂ« gjimnazin e DardanĂ«s, nĂ« shkollĂ«n teknike tĂ« Gjilanit, nĂ« shkollĂ«n fillore tĂ« BanullĂ«s - Gllogofcit, nĂ«  gjimnazin e Lypjanit, nĂ« shkollĂ«n teknike tĂ« Kastriotit.


       QĂ« nga viti 1993 punon nĂ« gjimnazin “Eqrem Çabej” nĂ« PrishtinĂ«. NjĂ« mandat ishte drejtor i kĂ«tij gjimnazi.

       Ka botuar kĂ«to vĂ«llime me poezi: “Dalje nga balada” 1994, “GramatikĂ« zemre” 2004, “Terapia e dashurisĂ«” 2005, “NjĂ« samit pĂ«r njĂ« simit” (poemĂ« satirike) 2007 dhe “PrushimĂ« buzĂ«sh” 2008. Ky Ă«shtĂ« libri i shtashtĂ«.

       Ă‹shtĂ« anĂ«tar i Lidhjes sĂ« ShkrimtarĂ«ve tĂ« KosovĂ«s dhe i “Pegasit” tĂ« GjirokastrĂ«s, Dega nĂ« KosovĂ«.

       Jeton dhe vepron  nĂ« PrishtinĂ«.




NEBIH BUNJAKU  : TESTAMENTI I LOTIT 




SHTËPIA E LIDHJES

Në Prizren n'zemër Shqipërie
Besa dha Besën n'Kuvend
n'sofër t'madhe historie
do të vdesim për këtë vend

në Prizren u lidhen zemrat
u mboll fara e Pavarësisë
n'histori u gdhenden emrat
në ngjizje gjaku të lirisë

Sylejman Vokshi Ymer Prizreni
Abdyl Frashëri e Mic Sokoli
Krenaria e mbarë këtij populli
në Kuvend me një gojë foli

ligjërojnë fjalë Perëndie
ky atdhe gjithmonë ka Zot
Besa e Besës lidhet nyje
n'vend të bukës - hamë barot

gurthemeli u vu besa
armaturë e ardhmërisë
n'Shtëpi të Lidhjes u bë fejesa
midis vdekjes dhe Lirisë

në Prizren perëndoi hëna
lindi dielli në Prizren
në Prizren na bekoi Nëna
kurdoherë ta mbrojmë këtë vend




LISI I MOÇËM

Midis bjeshke Lisi i Moçëm
shumë i vjetër qindvjeçar
hija e Tij mbulon një fshat
gjer në re Plisin e bardhë

rrënjët thellë në tokë të vet
degë e pipa shtrirë kurorë
deri n'qiell trupin qiri
s'mund ta prekë njeri me dorë

lisat tjerë i bëjnë shoqëri
shpesh nën hije bëjnë Kuvend
rrënjët e tyre deri në det
zemërlidhur për këtë vend

pleq e t'rinj e mbajnë mend
çdo vetetimë e çdo stuhi
e goditnin hiç pa mëshirë
s'tundej dot nga vendi i Tij


TESTAMENTI I LOTIT

TĂ« pagjeturve

Në natën bizantine pa hënë
ne jemi plaga më e re
e Gjergj Elez Alisë
kur hienat korb të zeza
na rrëmbyen me dhunë
në prag të Shtëpisë

na ka mbetur vetëm shpirti
midis robërisë dhe Lirisë
midis Jetës dhe vdekjes

sot imazhi ynë
varur në grilat e Kuvendit
është odiseja jonë

në ritualin e Pritjes
testament i lotit
lëbyrur nga dielli
lagur nga shiu

le të ndizen qirinjtë
që të ngrohet shpirti
në dritën e Lirisë
kur zemra ka dhimbje
për eshtrat e humbur
ëndrrave të trishta
në pentagramin e mallit

në ritualin e Pritjes
nuk duam të jemi

mjet kusuritjesh
në sofrën e djallit

liria nuk bën tregti
as me robërinë
as me vetveten
as me hijen tonë

Ne nuk jemi të humbur
jemi në themelet e Lirisë

të humbur janë ata
që ende jetojnë
në iluzionin e imazhit
të vdekjes sonë



KY ATDHE  GJITHMONĂ‹ KA ZOT


Kur Kosovën e kaploi zjarri
që ia vuri serb barbari
yll mëngjesi doli i pari
Zemërmadh Adem Jashari
ky atdhe gjithmonë ka Zot
pĂ«r liri – zemrĂ«n barot
UÇK-ja vetë rrufeja
nëpër luftëra ndër beteja
me zana malidhe petritë
shtrigës plakë i vuri pritë
Ushtrisë sonë për liri
iu bashkua plak e i ri
ndër beteja bëri emër
se lirinĂ« e kishte n’zemĂ«r

Sherif Jonuzi me 20 pranvera
kur i shkeli shkau  te dera
la studimet armët ngjeshi
uniformë trimërie veshi
bashkë me trimat e Breznicës
shqipe malesh mësyjnë Drenicës
krah të djathtë Enver Bajramin
cep më cep e mbrojnë vatanin
PĂ«r t’i pasur armĂ«t gati
nga Brigada “Isa Kastrati”
morën udhën për Shqipëri
sollën armë në Dardani
Kur Kosovën e çliruan
para Flamurit u betuan:

“Pa lirinĂ« e KosovĂ«s Lindore
nuk i lĂ«shojmĂ« armĂ«t prej dore”
MĂ« 21 prill t’vitit dy mijĂ«
po bëjnë luftë me një ushtri
në Gjergjefc ranë në pritë
dy dragonj tanë petritë
në betejën e paparë
këta trimat çlirimtarë
me zemër luani e bomba dore
ranĂ« pĂ«r t’mbetur n’pĂ«rmendore
Përkundem dhe unë



LOTI I SHPIRTIT Ă‡AMĂ‹RI

Loti i shpirtit Çamëri
lumë i dëbuar nga shtrati
kush t’i ngatĂ«rroi Ă«ndrrat
djalli a lugati

Çamëri moj plaga ime
kur do më shërohesh
je në kujtimet tona
kurrë nuk do harrohesh

Çamëri Ti lot i lotit
mĂ«rguar n’atdhe
n’mallin tĂ«nd do kthehesh
në Çamërinë e Re


KUR ZEMRA PIKON DHIMBJE

Bekim Fehmiut

“Ai vinte si nga qielli, si simbol i
madhĂ«shtisĂ« dhe i lirisĂ« njĂ«herĂ«sh”.
Timo Flloko
Një termet i llojit të vet
midis qershori me bubullimë
dridhi botën anembanë
trandi zemra dhe n’PrishtinĂ«

shiu lagu çdo qepallë
krenaria s’i bĂ«ri ballĂ«
rreptë ndajfoljet protestuan
ato t’vendit n’vend ndaluan
të sasisë kur u zymtuan
edhe të mënyrës u trishtuan

me Kardinale Gardner Papas
kurrĂ« nĂ« jetĂ« Uliks s’aktrove
si Moisiu – gjeniu i skenĂ«s
rolet e jetës i përjetësove

shkĂ«lqimi i Plisit n’AmerikĂ«
për Ne jetë për dikënd thikë

pallat zemre ngrite n’ KanĂ«
Hollivudin kopsht shtëpie

si Zeusi majë Olimpi
ligjëroje art magjie

asnjĂ« germĂ« mĂ« pak n’mbiemĂ«r
por tĂ« verbrit s’tĂ« panĂ« dot
me Ty Shqipja bëri emër
nga lartĂ«sia s’tĂ« shquajnĂ« dot

Itaka Jote noton n’mjerim
i ka ëndrrat pa dritare
se vetveten ka harruar
në këtë botë të pistë zagare
sofër zemre nuk të shtroi
pa shpirtësia të harroi

u dhuron veç çelësa nderi
ca Bregoviçërve
dhe ca hiçërve

kur dhe ëndrra humbi shpresat
peng në shpirt roli i Skënderbeut
Ti ikonë e artit të mallit
Je stolia e Mëmëdheut

kur ia grise tisin botës
u trishtove nga ligësia
tragjedisë një akt tragjik
ia shtove nga lashtësia

kur LumĂ«bardhi s’pĂ«rpin Det
për udhëtim u bëre Hi

gjithĂ«  Prizreni i BesĂ«s sĂ« Madhe
t’u pĂ«rkul nĂ« gjunjĂ« n’Zi

Odise – Yll nĂ« gjithĂ«si
nuk të them dot lamtumirë
lamtumirë të thotë veç loti
i bekuar nga vetë Zoti


EMIGRANT

N'pikë të ditës je si hije
rrezet diellit nuk ia njeh
cung udhëkryqeve fatin nyje
as vetvetja nuk të njeh

rrezet e diellit kur ndriçojnë
n'atdhe vendi pa ty bosh
nuk të ngrohin të mashtrojnë
për ca shpresa e ca grosh

prej një ëndrre n'ëndrrën tjetër
mund t'kalosh veç në tunel
iluzione qëndis në letër
për ty vera kurrë nuk del

valixhja e vjetër me ëndrra plot
dhembja e botës emigrant
n'zemër gjak në sy lot
varrin bosh shpirtin vakant


KU JETON LIRIA

Njerëzit kurreshtarë
pyesin pa ngurrim
ku jeton liria
e atdheut tim

kush ia shëron plagët
ku e pat marrë pushka
udhëton me mercedes
apo e bart mushka

ku ha dhe ku pi
kush e mbath e vesh
vallë ku e bën gjumin
ku fle kur borë kur resh

a bën dashuriçka
a veç uzurpime
e mbulon vallë f'tyrën
thellë në korruptime

a jeton në shtëpi
a banon n’pallate
a i merren mendtë
lart mbi disa kate

a ka kryer shkollë
a veç kurse nate
a mori tenderë
a tituj doktorate

a ka kompjuter
a flet n’internet
sa herë i bie lëkura
kur lahet në det

a sheh hallen’tokĂ«
n’parlament kur flet
a punon për botën
a për vend të vet

a e harroi betimin
e luftës çlirimtare
gjakun e dëshmorëve
mos jeton me marre


UJKU I MOÇËM

Ujku i moçëm asht e lëkurë
i zgjebosur trurin plak
zemra  e gjorĂ« i digjet furrĂ«
n'Dardani ai kërkon gjak

ëndrra e tij krejt lakuriq
me çdo kusht kërkon dhe det
për krime t' veta s'mërzitet hiç
bën orgji ai vjet për vjet

gjurmë shputash në Karpate
origjinën e vet e mohon fare
gjerë e gjatë në toka t' huaja
për askënd s'i jep pesë pare


por një ditë i erdhi fundi
se kudo bëri kërdi
n'vend të gishtave - thembrat
me kokë nën shalë iku n'Lubi

po ta mbjellësh plot një shekull
fara e huaj nuk bën n'këtë tokë
Ă«shtĂ« pjellore pĂ«r  farĂ« tĂ« vet
ujku i huaj e paguan me kokë



NĂ‹ KRYEQYTETIN E ZEMRĂ‹S

Në kryeqytetin e zemrës
në Prizrenin heroik
na bashkojnë kujtimet
dhe Drini Poetik

hapen pasaportat
buzëqeshjet poetike
gjithë mallëngjimet tona
me fjalët artistike

përqafohen lotët
që s'shkruhen në letër
këmbëkryq shlodhet malli
nën Rrapin e Vjetër


fotografohen ndjenjat
e brezave njerëzore
lavdia dhe heroizmi
hyjnë në Përmendore

në ballë Abdyl Frashëri
me Fjalën e Burrit
jehon vetë L I R I A
në Kështjellën e Gurit

 VULA E SHPIRTIT


MINIERA E SHPIRTIT

Miniera e shpirtit
plot argjend dhe ar
më e pasura n' botë
trup e zemër zjarr

n'arkivin e mallit
të ruaj shpirti im
nëpër flatra ëndrrash
relikt për kujtim

moj pranverë e jetës
shpirtin ma bleron
me buzëqeshje zemre
syrin ma lulëzon


aromë trëndafili
gonxhe buzët tua
moj minier' e shpirtit
vetëm ty të dua

shpirtin oqean
ata sy ngjyrëdeti
zemrën time xhan
ma more me veti




EJA DELLËNDYSHE

Ndonëse shpirtin vjeshtë
zemrën borë acar
për ty dallëndyshe
digjem porsi zjarr

eja lozonjare
botës mos shtegto
midis shpirtit tim
çerdhen ti ndërto

aty fillo jetën
me zogjtë tu të mirë
mĂ«soji t’fluturojnĂ«
të jetojnë të lirë


mos t’i ngatĂ«rrojnĂ« stinĂ«t
mos tĂ« shkojnĂ« n’kurbet
parajsë ta bëjnë çerdhen
n’fushĂ« nĂ« mal nĂ« det

n’ parajsĂ«n e zemrĂ«s
ta rilindin jetën
ta mësojnë historinë
ta duan të vërte




RREZJA E DIELLIT

Rrezja e diellit tim
natën ma bën dritë
me hiret mgjike
shpirtin seç ma ndrit

rrezja e shpresës sime
hije jam pa ty
ma shkrin zemrën akull
me ata dy sy

borën e gjithë dimrit
e shkrin dalëngadalë
ti ma rinon shpirtin
me puthjet valë-valë

lindu je n' agime
harroje perëndimin
ngrohe zemrën time
ma dëbo trishtimin

nata të perëndojë
nga kalendari im
mos të kthehet kurrë
në varg dhe n'vegim



N'SYRIN TËND
KËRKOJ AZIL

Gjithë langonjtë e rrugës
armiqtë janë çuar peshë
pse duhemi moj zemër
shi dhe breshër resh

n’syrin tĂ«nd kĂ«rkoj azil
se ti je atdheu im
na bekon veç perëndia
unë të dua pa pushim

rrezaton veç dashuri
natë e ditë për ty bëj meshë
kur lulëzojë dy zemra
dhe dielli buzëqesh




ǒTË BËJ NË PA TY

ǒtë bëj unë pa ty
kur ti më mungon
si i verbëri pa sy
zemra gjak loton

ç’tĂ« bĂ«j unĂ« pa ty
kur ty larg të kam
gojë e zemër dry
mbret vetmie jam

ç’tĂ« bĂ«j unĂ« pa ty
si goja pa fjalë
shpresat e venitura
si nëna pa djalë


ç’tĂ« bĂ«j unĂ« pa ty
jam gjysma pa emër
nuk kam gjumë në sy
pa ty jam pa zemër

ç’tĂ« bĂ«j unĂ« pa ty
si nata pa hënë
si malet pa lisa
si fëmija pa nënë

ç’tĂ« bĂ«j unĂ« pa ty
si toka pa qiell
si qielli pa yje
si dita pa diell

ç’tĂ« bĂ«j unĂ« pa ty...


BUSULLA IME

Ngado që të kthehesh
moj busulla ime
shigjeta të shpie
vetëm n'zemrën time




ZJARRI I BUZËVE

Faleminderit Promethe
gjithë zjarrin e buzëve
solle veç për n

VALËT E JETËS

Valët e jetës tërbuar fare
po më sjellin drejt tek ti
s'kundërshtohen zemra ime
sepse vetë dua të vij

më tërheq ti me rrëmbim
shpirt e zemër - gravitet
nuk ka forcë të na pengojë
ti mbretëresh'e unë mbret



N'EKRANIN E ZEMRĂ‹S

N’ekranin e zemrĂ«s
çdo herë të shikoj
buzët e kuqe mjaltë
veç unë t'i shijoj


VULA E SHPIRTIT

Vula e shpirtit tim
nëpër dallgë të jetës
pa ty jeta s’ka kuptim
o diell i t 'vërtetës

pa ty s' agon dita
lulja nuk çel dot
vula e shpirtit tim
zemër n'jetë e mot

je simbol dashurie
urë që bashkon zemra
vula e shpirtit tim
që vulos dy emra

e pastër si loti
n'vazot' shpirtit tim
të dua me gjithë zemër
je agimi im

gjithmonë e përjetshme
ylber me shumë ngjyra
vula e shpirtit tim
në kopsht më e mira



ANTOLOGJIA E MALLIT

N’kopshtin e shpirtit
kam vetëm një emër
antologjinë e mallit
e kam shpirt e zemër

për të pa dyshim
vdes me plot dëshirë
zemrën time peng
e mban pa zinxhirë

ajo nuk ndrron vend
rritet n’ledhatime
lulëzon art dashurie
veç në zemrën time

ajo s’vyshket kurrĂ«
ylber në kurorë
syrin ma freskon
me një luleborë





AKADEMIA E JETËS

N’ shkollĂ« n’ fakultet
mësova dhe studiova
abetaren e dashurisë
n' sytë e tu e mësova

nëna e çdo mësimi
është veç dashuria
akademia e jetës
dhe vetë Perëndia

dashurinë ma mësove
akademinë e jetës
dhe rrahjet e zemrës
shpirtin e së vërtetës


kur pranvera befas
gjelbĂ«ron n’sytĂ« e mi
lulja e shpirtit tim
çel veç dashuri

tani n’ pikĂ« tĂ« natĂ«s
shoh botën me ngjyra
kur ta lexoj zemrën
më buzëqesh fytyra

je stoli e shpirtit
iks n' matematikë
gjeometri e zemrës
yll në galaktikë


PRANVERA IME

Pranvera m'erdhi disindryshe
plot me lule dhe gjelbërim
shqipe malli a dallëndyshe
ndërtoi çerdhe n' shpirtin tim

je pranvera je vetë jeta
moj dhuratë e perëndisë
ti je stina e zemrës sim
engjëlli im i dashurisë

zemrën akull ti ma shkrive
m' gjete thellë në perëndim
njomza ime sa shumë të dua
lule shpirti t'kam n'kujtim



MAGJIA E BUZËVE

Nga puthja magjike
në timen makinë
zjarri i buzëve tua
m'djeg dhe n'Prishtinë

t' kuqin e buzëve tua
morën buzët e mia
all u bë gjithë fshati
u deh vetë dashuria

u skuq dhe vetura
nga puthjet veç zjarr
humbi orientimin

si t' mos kishte far
dora n'dorën time
zemrën ledhaton
gishtat ndizen flakë
kur m'i gërsheton

prushi i buzëve tua
më i fortë se magjia
m'i dogji moj zemër
gjithë ndjenjat e mia

ma mbushi veturën
aroma e buzëve tua
shpirtin ma rinove
kur erdhe me mua


tri orë shpejt kaluan
si t'mos ishin dot
n'vazon e zemrës sime
t' ruaj për jetë e mot


 NĂ‹ ISHULLIN E MALLIT



YLLI IM

Sa herë që vjen nata
prej muzgut n’agim
me teleskopin e zemrës
kërkoj yllin tim

ndonëse larg n'gjithësi
prore n'zemër t' kam
gjithë orbita jote
pa dyshim unë jam

retë e zeza netëve
me shkopin magjik
i trazon gjithmonë
shpirti im fisnik


kur shquhesh mes yjesh
perlë e shpirtit tim
zemrën ma ndriçon
ti mor ylli im

yll mbi të gjithë yjet
gjithmonë je hyjnor
ëndrra ime n'ëndërr
nuk prekesh me dorë



SI BIZELE

Plot me lajka si bizele
më pushtove deri n'kokë
tok me rrezet e agimit
sikur bryma re përtokë



LULJA E BREGUT TĂ‹ DIELLIT

Lulja e Bregut të Diellit
lulëzon çdo mëngjes
në petale prilli
vetëm ty të pres

rrĂ«njĂ«t n’shpirtin tim
zemrën ma freskojnë
moj vesë e mëngjesit
Ă«ndrrat t’i bashkojmĂ«

sa të jetë kjo jetë
lulĂ«zo n’mallin tim
t’i dua buzĂ«qeshjet
plot me mallëngjim


sytë më janë verbuar
për ty më djeg malli
gjysma e jetës sime
s’tĂ« harroj pĂ«r s'gjalli



DIELLI I JETËS

Dielli i jetës sime
lind e s’perĂ«ndon
me rreze t’praruara
shpirtin ma mëkon

rrezet margaritar
n’zemĂ«r depĂ«rtojnĂ«
shikimet magjike
dehin kur shikojnë

dielli i jetës sime
pse fshihesh pas resh
kur më shfaqesh hapur
zemra vetë buzëqesh


dielli i ëndrrës sime
shpirtin ma ndriçon
me rreze t' praruara
zemrën ma shëron

midis resh të zeza
si ari shkëlqen
me rreze t'mendafshta
shpirtin ma rrëmben



SHPIRTI OAZĂ‹

Dy trupa një shpirt
dashurinë oazë
ne duhemi moj zemër
edhe pa unazë



KUSHTETUTA E SHPIRTIT

Kushtetuta e shpirtit
nen për nen të dua
ma mbush zemrën gëzim
me  ato ligjet tua

midis rreshtash të lexoj
t' i shpreh ëndrrat n'aline
qukat n'faqe kur buzëqesh
zemrat rrahin veç për ne

kushtetutë e shenjta ime
paragrafet krejt hyjnore
midis fletësh puthjet tua
edhe n'ëndërr t'i dua prore


kushtetutë e zemrës sime
ylber shpirti me shumë ngjyra
diell me rreze dashurie
dit' e natë të buzëqesh f' tyra

nëpër ëndrra të kërkoja
në çdo varg t' poezive t' mia
ti më gjete pas furtunash
engjëll vetë je Dashuria


LOTI I LULES

A di vallë kush në këtë botë
zemra e lules pse ka lot

pse buzëqeshja e saj ngrirë
vallë pse mallin peng n'zinxhirë

ëndrrën e bukur kush i prishi
kush i ndau ashtin nga mishi

princi pse iku n’kurbet
pse la lulen kalli vetë

pse i rrjedh loti për faqe
edhe n’luftĂ« edhe nĂ« paqĂ«

e fshin lotin me shami
por nga zemra s’ka mundĂ«si

a është lot apo veç vesë
kurrĂ« s’buron pĂ«r interes

për dashuri malli i thahet
plaga e zemrĂ«s me ujĂ« s’lahet



N'QIELLIN E DASHNISĂ‹

N'qiellin e dashnisë
dielli s'perëndon
me rreze t'praruara
zemrën ma rinon

hëna n'pikë të natës
në mister mbështjellë
harlisjen e yjeve
duke e përcjellë

rrezet lozonjare
rrugën e ndriçojnë
dy zemra të ndara
ato i bashkojnë


RE DASHURIE

UnĂ« e ti – re dashurie
midis qiellit blu
kur ndeshemi zemër
ndezim gur e dru

shikimet veç zjarr
si dy vetëtima
rrahja e zemrave tona
si dy bubullima



ME DY ZEMRA


Me dy zemra shpirtja ime
njërën falë nga Perëndia
tjetrĂ«n ta dhurova  shpirte
unĂ«  t’i dua qĂ« tĂ« dyja

Zemrën e zemrës falma mua
mbaje tjetrĂ«n prej  floriri
unĂ«  t’i dua qĂ« tĂ« dyja
ti mĂ« deh me aromĂ«  bliri

Me dy zemra shpirtja ime
ti je vetĂ«  si  xhevahiri
atĂ«  tĂ«  shpirtit falma mua
tjetrën mbaje kujtim fakiri


Unë ta ruaj si sytë e ballit
mbĂ«shtjell me mjaltĂ« e vaj  ulliri
tjetrĂ«n ruaje n’fund zinxhiri
të puthitur midis gjiri




NĂ‹ ISHULLIN E MALLIT

NĂ« ishullin e mallit
vetëm ty të kam
perla ime e shenjtë
të kam shpirt e xhan

n'oazën e shpirtit
lulëzon dashuria
me ty zemra ime
nuk plaket rinia

n'oazë dashurie
digjet edhe malli
unë jam flakë qiriu
digjem për së gjalli


n'oazë ekzaltimesh
harliset zjarrmia
buzët tua shkrumb
nga buzët e mia


STINA E HARRIMIT

Pas stinës së nxehtë
fresku vjen ngadalë
stina e harrimit
me damkën në ballë

sjell adoleshencë
dhuratë për pleqëri
palos rrudha motesh
në mendjen fëmijë

stina e bardhësisë
akull plot acar
njërën këmbë në jetë
tjetrën mu në varr

borën në kokën time
e zë dhe pranvera
s’Ă«shtĂ« borĂ« e njĂ« viti
nuk e shkrin as vera



NĂ‹ DRITAREN E Ă‹NDRRĂ‹S

Mu në pikë të natës
kur gjumi ëndërron
në dritaren e ëndrrës
hëna na ndriçon



MUZA E SHPIRTIT

Që sa ditë me ethe
muza ime e sëmurë
me buzëqeshje false
n’shpirt temperaturĂ«

plot halledhe brenga
natĂ«n s’e merr gjumi
n’Ă«ndrra erotike
seç më mori lumi

jetoj n’fole shpresash
muza më tradhton
natën ma vjedh gjumin
ditën më sfidon


muzĂ«n t’ma shĂ«rojĂ«
vallë a ka spital
se ma prishi jetën
shpirtin sentimental


ARNIM ËNDRRASH

Të gjitha ëndrrat e grisura
stinëve me llavë ujqish
gjithë natën i arnoj
veç me arna dhimbjesh

atëherë miq të çmuar
lirinë tonë të mallit
ilegalisht e matnim
me gurin e varrit


BARNATORJA

Barnatore kur kam pranë
sëmundja vdes nga frika
si ta kam çdoherë moj xhan
sëmundjes t'i bie pika


KAMELEON

Sot është modë të kritikosh
n' pazar t'shtiresh demokrat
ujërave të turbullt të notosh
ta pshtysh t'djeshmën në surrat

dje i vogël puthadorë
n'temenara të shkoi jeta
midis grurit gjithnjë egjër
kameleon ty t'u fiktë jeta

s'dije fjalën disident
trup e shpirt gjithnjë servil
n'trazicion ti mësove not
tash mohon se je kopil


si harrove more i mjerë
n'duartrokitje ishe i pari
sot të mori koka erë
ta ka frikën edhe varri

ti rrënon çdo rrugë e urë
një ulli s'e le për farë
meqë linde n'diktaturë
vrit vetveten mor i marr


ARNIM KUJTIMESH

I arnoj kujtimet
me ëndrra dëshira
befas vjen harresa
pa trajtë e pa ngjyra

ajo zë në thua
vajton me ngashërim
kush ma vrau ëndrrën
m’ zhyti nĂ« pikĂ«llim

për kujtesën time
zemra derdh veç lot
kortezhi i kujtimit
mban zi dje dhe sot


flamurin n’gjysmĂ«shtizĂ«
për kujtesën time
me karrigen n’derĂ«
zemra s'pret ngushëllime



MARTESĂ‹ ME DHEMBJEN

U martova me dhembjen
më të trishtën në botë
lulen e rinisë
ma kalbi me lot

dhembja lulĂ«zoi n’mua
me petale pikëllimi
midis muajit të mjaltit
ç’ mĂ« zuri trishtimi

rrënjët e saj të thella
deri në fund të detit
spirancën e pikëllimit
n’ molon e kurbetit


tani n’fund tĂ« dimrit
shpirti n’borĂ« n’acar
shpresat nga kristali
s’i shkrin asnjĂ« zjarr

n’ klinikĂ«n e dhembjes
shpirti im rënkon
n’terapinĂ« e shpresave
shpëtimin kërkon


ZEMRËN SAHARË

Shpirtin oazë Nili
por zemrën Saharë
pa ty shpirtja ime
syri im ujëvarë




OQEANI I BRENGAVE

Në qelinë e burgut
errësira verbon
nata nuk ka fund
shpirtin ta trishton

nata edhe dita
kanë lidhur miqësi
jetën të ma nxijnë
si zogut n’kuvli

si ta mashtroj natën
n’ankth e nĂ« trishtim
shpresën ta mbaj gjallë
n’mall e nĂ« pĂ«rqafim

brigjet e errësirës
s’tejkalohen dot
oqeani i brengave
s’kalohet me not



LËNGU I MAGJISË

Midis lëngjesh më i miri
n'sitë të zemrës i kulluar
lëng magjik që bën magjira
nga gjithë bota i bekuar

shpirt e mendje t'i tundon
nuk e ke shokun askund
t'gjitha brengat t'i shëron
kur e ngre dollinë me fund

kush t'krijoi njeriu a zoti
të pi lypsi të pi dhe mbreti
më i pastër se vetë loti
t'gjitha hallet i merr me veti

nga ekstaza buzëqesh gota
të mashtron të vë në gjumë
rreth e qark të sillet bota
sidomos kur ke gradë shumë

pihesh me edhe pa meze
dalëngadalë të bie në kokë
t'gjitha ëndrrat t'i plotëson
mbret mbi mbret të bën në tokë



U DORĂ‹ZOVA SI BURRAT

Për shumë muaj e vjet
fshehur nga dashuria
nuk ia njihja nazet
trembesha nga magjia

ditĂ« e natĂ« m’kĂ«rkonte
mĂ« merrte me t’mirĂ«
kur më gjeti strukur
bënte veç sehir

dikur vetë u binda
i mbështetur për muri
se dashuria e vërtetë
është e fortë se guri

u dorëzova si burrat
në robërinë e saj
shfajësimet e mia
i lau në vaj

gabimin s’ma fali
m’qiti derĂ« mĂ« derĂ«
me shkopin e lypësit
ta kërkoj çdo herë

kur më mposhti mirë
ma dha terapinë
në shpirtin e saj
gjeta lumturinë



UJËVARË

Kur malli përcëllon
si dielli n’SaharĂ«
për ty loti i shpirtit
bëhem hije rrapi
oazë dashurie
bëhem dhe ujëvarë




GJARPRI I ZI

Gjarpri i zi me dy lëkura
ditën vesh lëkurën tjetër
ha e pi n'fole Shqiponjash
natĂ«n lĂ«shon helmin  e vjetĂ«r

shpirtin e tij  tĂ« zi katran
drita e diellit e tërbon
bishtin këtu kokën gjetiu
pa gjak Shqipesh nuk jeton

Shqipja e malit mjaft duroi
si të mbajë kobra nën sqetull
gjatë një shekulli i bëri benë
pĂ«r t'i marrĂ« gjak 

ia zuri helmin e ri në gojë
kot nepërka bën me bisht
me Skfterin Shqipja n'rojë
n'çdo helmim gjarpri ka gisht

ndërton Shqipja folenë e re
plot dritare për rreze dielli
s'do lejojë më helm nepërkash
sikur të trandej toka e qielli




PËRRALLË E ËRTETË

NĂ«pĂ«r fushata  parazgjedhore
plot  me gĂ«njeshtra e premtime
piqet rrena si bukë nore
shtrohet në sofër me betime

me flamuj ngjyra-ngjyra
sa kombëtarë sa partiakë
para botës nxihet f'tyra
plot me sharje me dajak

xhepat plot poshtë -përpjetë
blihen njerëz e blihen vota
u bëmë përrallë e vërtetë
lojë arushash tallet bota


në çdo qytet në çdo shesh
në çdo gazetë në televizor
marrja delpërmbi përshesh
s'mbahen zgjedhjet veç me zor

n'fund t'fushatës vjen qetësia
atmosferë shumë serioze
kështu e paska demokracia
s' dashka zgjedhje skandaloze




2

pas një dite fillojnë zgjedhjet
çdo gjë duket n'vend të vet
me stolisje me dekore
luhet loja me marifet

dikush voton pesë-gjashtë herë
për familjen tjetri voton
dikush s'voton asnjëherë
mirë e di se kush fiton

aty n'mbëmje kur bjen terri
bjen sistemi fiken dritat
n'vendvotime mbretëron ferri
pas numërimit dalin "meritat"



       
Katologimi nĂ« Botim – (CIP)
Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës

821. 18 – 1

Bunjaku, Nebih
Testamenti i lotit/Nebih Bunjaku. PrishtinĂ«: Zef Serembe, 2012. – 112f.; 15cm. –
(Biblioteka Metafor)
[ShĂ«nime pĂ«r autorin]: f.109 – 110

ISBN 978-9951-547-25-3