The Sun shkruan se anësori portugez do ta paguajë shtrenjtë paraqitjen e tij të dobët në disfatën 1-0 të së hënës nga Evertoni. Nani po ashtu mund të harrojë kontratën e re dhe do të lejojë të largohet.
“Klubi nuk ka menduar se forma e tij në fund të sezonit të kaluar e vendos atë në një pozitë të fuqishme për të bërë pazar rreth kontratës së re”, ka thënë burimi.
Ashley Young pritet ta zëvendësojë Nanin në formacionin startues për ndeshjen e të shtunës në udhëtim te Fulhami.





