London Evening Standard shkruan se M'Vila është i interesuar të kalojë qoftë te Tottenham qoftë te Arsenal, por do të pranonte të qëndrojë edhe te skuadra franceze për edhe një sezon.
“Në Francë ne kemi kohë deri më 4 shtator [kur afati kalimtar mbyllet]”.
“Nëse më duhet të qëndroj te Rennes edhe për një vit, do të qëndroj – nëse shkoj, kjo është jeta – por derisa jam këtu do të jem 100 për qind i fokusuar”, ka thënë M'Vila për Sport 24.





