Moura konfirmon negociatat me PSG-në

Lucas Moura ka pranuar se ai mund të largohet nga Sao Paulo për t’iu bashkuar Paris Saint-Germain në afatin kalimtar të janarit.

Mesfushori ofensiv vazhdimisht është lidhur me një transferim në Evropë, me Manchester United dhe Inter që janë në kërkim të 19-vjetarit. Megjithatë të dyja klubet kanë dështuar të arrijnë marrëveshje me skuadrën braziliane, duke e lejuar skuadrën franceze të shndërrohet në lidere të garës për nënshkrimin e Lucas.

“Kam biseduar me Thiago Silva dhe Leonardo, ata më kanë thënë shumë gjëra të mira për klubin, projektin që po implementojnë. Bisedat janë duke ecur, por nuk kanë përfunduar ende”.

“Unë do të qëndroj te Sao Paulo deri në fund të vitit. Gjithmonë kam thënë se dua të fitoj një titull dhe të kualifikohem për në Kupën Libertadores para se të largohem”.

“Nëse transferimi ndodh në janar, do të jem i gatshëm ta bëj këtë për Sao Paulo. Për momentin, jam i fokusuar në ekipin kombëtar. Mund të them diçka vetëm pas Lojërave Olimpike”, ka thënë Moura për Globo Esporte.

Brazili mbrëmë mposhti 3-0 Korenë Jugore për të arritur në finale të Lojërave Olimpike në kategorinë e futbollit për meshkuj, ku të shtunën do të përballet me Meksikën.