Gjykata shpalli se Breivik është i shëndoshë mendërisht dhe ka vendosur që ta shpallë atë fajtor për vrasjet e kryera. Dënimi ka qenë vetëm 21 vite, duke qenë se në Norvegji nuk ekziston dënimi i përjetshëm apo me vdekje. 21 vite burg janë maksimumi që një person mund të dënohet në Norvegji.
Breiviki ka pranuar se e ka orkestruar shpërthimin e bombës në Oslo, nga e cila u vranë 8 vetë, dhe pastaj të shtënat e tij, që në shënjestër kishin pjesëmarrësit e një kampi veror në një ishull, që organizohej nga Partia Laburiste në qeveri.
Në këtë sulm ai i vrau 69 vetë, kryesisht të rinj, që kishin lidhje me Partinë Laburiste.
Gjatë procesit gjyqësor ai ka thënë se sulmet ishin protestë kundër politikave imigruese liberale të Norvegjisë dhe ishte e domosdoshme që të parandalohet që Norvegjia të mos mbizotërohet nga myslimanët.
Breivik e ka përshkruar veprimin e tij si “sulmin politik më të sofistikuar dhe më spektakolar në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore”, dhe theksoi se kështu do të vepronte përsëri.
Një prej pjesëtarëve të trupit gjykues u përjashtuar gjatë procesit, duke qenë se deklaroi që Breivik meriton dënim me burgim të përjetshëm.
Breivik ndërkohë, do të vuajë dënimin në një burg luksoz. Ai do të ketë mundësinë që të qendrojë në tre qeli me nga tetë metra katrorë, ku do të ketë kompjuter, televizor, madje dhe një palestër të vogël për të mbajtur trupin në formë.