Trajneri i Juventusit rrezikon përjashtim prej 15 muajsh nga futbolli pasi nuk i kishte informuar autoritetet për montim të mundshëm gjatë kohës kur ishte te Siena në sezonin 2010/11, edhe pse ai i kundërshton akuzat.
“Grupi i avokatëve është i gatshëm të dëshmojë se Conte nuk ka bërë asgjë”, ka thënë Moggi për Radio Kiss Kiss.
“Conte është një njeri i cili dëshiron të fitojë ndeshjet dhe nuk ka asgjë të bëjë me sistemin e basteve. Unë e njoh Antonion për 10 vite dhe të mendosh se ai është pjesë e montimit të ndeshjeve është jashtë diskutimi”.
“Ta pranosh deklaratën e dikujt që thotë se ai ka montuar ndeshjet, derisa 13 të tjerë thonë se nuk është e vërtetë, duket një gjë tipike për Federatën e tashme”, ka shtuar më tej italiani.





